Ministrja Balluku (Foto Rtsh)
Furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm do të kenë shumë shpejt 3 zonat bregdetare të Draleos, Drimadhes dhe Dhërmiut. Investimi që e bën të mundur nis në zonën e Tragjasit.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Balluku, gjatë inspektimit të punimeve, tha se reforma e ndërmarrë në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve ka sjellë një përmirësim të dukshëm të të gjithë treguesve, citon “RTSH”.
“Që reforma është e mirë, këtë nuk e diskuton më askush, sepse flasin numrat, flasin shifrat dhe kur flasin shifrat dhe kur ke përmirësim të kushteve financiare të këtyre ndërmarrjeve të cilat ishin kthyer në ndërmarrje debitore të cilat krijonin vetëm probleme për palët e treta, duke nisur nga OSHEE-ja, duke nisur me taksat lokale dhe gjithçka tjetër, është e padiskutueshme”,- tha Balluku.
Ndërtimi i rrjetit të furnizimit me ujë të zonave bregdetare, Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi është një projekt i shtrirë në dy bashki, Vlorë dhe Himarë.
Rreth 2300 banorë, 3200 punonjës që shërbejnë në njësitë hoteliere të zonës si dhe mijëra turistë do të jenë përfitues të këtij investimi. (Irma)