Apolonia priti aktivitetin muzikor të lirës antike
2024-07-12 16:19:34

Lira antike (Foto Atsh)

Lira antike (Foto Atsh)

Në Apolloni u zhvillua edicioni XV i “Takimeve Muzikore të dy Botëve”, ku shoqata “Argjiro”, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me Ambasadën franceze dhe atë greke sollën një atmosferë të magjishme, shkruan “ATSH”.

Mbrëmja nisi me një podkast mbi Lojërat Olimpike i cili u transmetua në një program maratonë në Parkun Arkeologjik të Apollonisë.

Më pas, me koncertin “Tingujt e lirës antike”, ku artistët grekë Nikos Xanthoulis, Sophia Karakouta dhe Evangelia Kopsalidou me interpretimin e lirës antike e zhvendosën publikun në Greqinë e lashtë.

Në këtë edicion të ri u synua edukimi përmes artit, ku përveçse muzikës, podkasteve, ndërthurjes së miteve dhe legjendave u ofrua një qasje e re këndvështrimi ndaj historisë. (Irma)