Anija spitalore detare kineze “Silk Road Ark” u nis të mërkurën për në ishujt Xisha dhe Nansha, si dhe në ishujt jashtë bregut të Kinës jugore, për të ofruar shërbime mjekësore të lëvizshme, shkruan “Xinhua”.
Ky është misioni i parë mjekësor i anijes së zhvilluar në mënyrë të pavarur që nga hyrja në shërbim.
Me 14 departamente klinike, duke përfshirë ortopedinë, kirurgjinë e përgjithshme, dermatologjinë dhe gastroenterologjinë, anija ka kapacitetin për për t'u kryer tetë operacione dhe për të ofruar shërbim për mbi 300 pacientë në bord në të njëjtën kohë.
Gjatë misionit, anija do të sigurojë diagnozë dhe trajtim falas për personelin ushtarak dhe banorët të ishujve, do të ekzaminojë dhe riparojë objektet mjekësore lokale dhe do të edukojë banorët për sëmundjet e zakonshme.
Stafi mjekësor në anije përbëhet nga personeli i Spitalit të Parë Detar i Komandës së Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA), Spitali i Përgjithshëm i PLA-së, Spitali i Përgjithshëm i Komandës së Teatrit Jugor dhe Universiteti Mjekësor Detar. (Irma)