Foto nga Xinhua
Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të premten pasdite në Pekin me Kryeministrin e Vanuatus Charlot Salwai, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vend.
Xi Jinping shprehu vlerësim për rolin e rëndësishëm afatgjat të Kryeministrit Charlot Salwai në promovimin e zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Vanuatu. Xi Jinping vuri në dukje se Vanuatu është një mik dhe partner i mirë i Kinës në rajonin e ishujve të Paqësorit. Gjatë 42 viteve, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Vanuatu, miqësia mes dy vendeve është bërë gjithnjë e më e fortë. Palët gjithmonë e kanë mbështetur njëri-tjetrin me vendosmëri për çështje mbi interesat thelbësore reciproke. Kina i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Vanuatu. Ajo është e gatshme të vazhdojë thellimin e besimit reciprok politik të nivelit të lartë me Vanuatu, të ndërtojë bashkërisht nismën "Një brez, një rrugë" me cilësi të lartë, të thellojë bashkëpunimin miqësor. Gjithashtu të punojnë së bashku për të ndërtuar bashkësinë e fateve të përbashkëta midis Kinës dhe Vanuatu në epokën e re. Kina është e gatshme të shkëmbejë përvoja në qeverisjen shtetërore me Vanuatun, të ndajë mundësitë për zhvillimin e modernizimit të stilit kinez, të forcojë lidhjen e strategjive të zhvillimit, të thellojë bashkëpunimin në infrastrukturë, investimet ekonomike dhe tregtare, përballimet ndaj ndryshimeve klimatike dhe të inkurajojë kompanitë kineze të investojnë dhe bashkëpunojnë në Vanuatu. Kina do të vazhdojë t'i ofrojë Vanuatus asistencë ekonomike dhe teknike pa asnjë kusht politik, për të ndihmuar vendin të ecë në rrugën e zhvillimit dhe prosperitetit.
Xi Jinping theksoi se Kina është një promotore dhe kontribuese e bashkëjetesës paqësore dhe zhvillimit të përbashkët në rajonin e ishujve të Paqësorit. Vota e Kinës në Kombet e Bashkuara i përket gjithmonë vendeve në zhvillim.
Salwai tha se gjatë 42 viteve, që nga vendosja e lidhjeve diplomatike midis Vanuatu dhe Kinës, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë ruajtur një zhvillim të mirë dhe të fortë. Nën udhëheqjen e shquar të Presidentit Xi Jinping, Kina ka bërë arritje të mëdha në zhvillim. Vendi ka ruajtur unitetin dhe stabilitetin. Vanuatu e admiron thellësisht Kinën. Kina praktikon Pesë Parimet e Bashkëjetesës Paqësore. Ajo i trajton vendet e vogla si Vanuatu në mënyrë të barabartë, duke pasqyruar plotësisht barazinë dhe respektin. Qeveria e Vanuatus i përmbahet me vendosmëri parimit të një Kine, beson se Tajvani është pjesë e patjetërsueshme e territorit të Kinës, mbështet me vendosmëri të gjitha përpjekjet e bëra nga qeveria kineze për të arritur ribashkimin kombëtar, kundërshton me vendosmëri çdo formë të "pavarësisë së Tajvanit" dhe mbështet me vendosmëri qëndrimin e Kinës për çështjet që lidhen me Xinjiangun, Hong Kongun, Tibetin, të drejtat e njeriut, Detin e Kinës Jugore etj.
Të dy palët publikuan "Deklarata e Përbashkët e Republikës Popullore të Kinës dhe Republikës së Vanuatu" dhe ranë dakord të ngrejnë marrëdhëniet dypalëshe në marrëdhënie partneriteti strategjik gjithëpërfshirës, si edhe të ndërtojnë bashkësinë e fateve të përbashkëta midis Kinës dhe Vanuatu në epokën e re. (Çang Çuo)