Foto:VCG
Ministria e Bujqësisë bën të ditur se Shqipëria është në rrugën e duhur, duke u pozicionuar si një vend mjaft tërheqës, ku produktet vendase po konkurrojnë denjësisht në tregjet ndërkombëtare.
Sipas ministrisë, sektori i fruta-perimeve zë peshë të rëndësishme në eksportet e produkteve bujqësore. Perimet zënë rreth 90% të totalit, ndërsa janë certifikuar me “GlobalGab” 15 produkte shqiptare, shkruan “ATSH”.
Ministria dhe donatorët vlerësojnë se ka një trend pozitiv në rritjen e sasisë së prodhimeve të certifikuara.
Kjo krijon pritshmëri që gjatë sezonit të dytë të ketë më shumë mundësi të depërtojnë në tregjet ndërkombëtare.
Risia e procesit të certifikimit është kosto e ulur për certifikimet në grup.
Ndër produktet e certifikuara janë prodhimet e perimeve në serra dhe pemëtoret. (Irma)