Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, deklaroi se trupat e Forcave të Mbrojtjes që veprojnë në Gaza kanë krijuar hapësira të tilla që pas marrëveshjes me Hamasin të lehtësojë kthimin e 120 pengjeve izraelite, shkruan “RTSH”.
Foto:VCG
“Një dritare e kufizuar mundësish do të hapet para nesh për të përmbushur detyrën tonë morale dhe etike për të kthyer pengjet. Kushtet që do të krijohen si rezultat i marrëveshjes do të avancojnë interesat tona kombëtare dhe të sigurisë. Lidhur me rreziqet që mund të lindin, IDF-ja dhe forcat e sigurisë dinë t’i kapërcejnë ato”,- u shpreh Gallant.
Ai theksoi se marrëveshja mbi pengjet së bashku me operacionin ushtarak në Gaza për të shkatërruar aftësitë e Hamasit është gjëja e denjë, e drejtë dhe e nevojshme. (Irma)