Foto nga Xinhua
Peng Liyuan, bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping dhe ambasadore e vullnetit të mirë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) për HIV/AIDS dhe tuberkulozin, u takua të enjten me zv.sekretaren e përgjithshme të OKB-së dhe drejtoren ekzekutive të Programit për HIV/AIDS të OKB-së (UNAIDS) Winnie Byanyima, dhe ndihmëssekretarin e OBSh-së Jerome Salomon.
Peng Liyuan u shpreh se zhdukja e HIV/AIDS dhe tuberkulozit ka rëndësi të madhe për ruajtjen e shëndetit dhe nxitjen e zhvillimit të vazhdueshëm global. UNAIDS dhe OBSh-ja kanë zhvilluar një sërë punësh pozitive dhe kanë arritur rezultate të shumta.
Ajo paraqiti gjithashtu metodat dhe përvojën e Kinës në parandalimin dhe mjekimin e HIV/AIDS e të tuberkulozit dhe shprehu gatishmërinë për të vijuar të përmbushë detyrat e saj si ambasadore e vullnetit të mirë e për të dhënë më shumë kontribut në përpjekjet globale për parandalimin dhe trajtimin e HIV/AIDS e të tuberkulozit.
Besojmë se, me përpjekjet e palëve të ndryshme, bashkëpunimi i Kinës me UNAIDS dhe OBSH-në do të japë rezultate më të mëdha, theksoi Peng.
Winnie Byanyima dhe Jerome Salomon vlerësuan lart rezultatet e arritura nga qeveria e populli kinez në luftën kundër HIV/AIDS e tuberkulozit dhe në zhvillimin e çështjeve shëndetërore, si edhe kontributin e dhënë nga Peng Liyuan si ambasadore e vullnetit të mirë e OBSh-së.
Ata shprehën gatishmërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin me palën kineze në fushat përkatëse, për të nxitur zhvillimin e çështjeve shëndetësore globale në të mirë të popujve në mbarë botën.(Çang Çuo)