Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj(Foto:Telegraf)
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në ligjin “Për peshkimin”, përmes së cilave synohet zhvillimi i mëtejshëm i sektorit dhe rritja e eksporteve.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se ky vendim do të kontribuojë në përditësimin dhe përafrimin me legjislacionin e ri të Bashkimit Europian, rregullimin dhe përmirësimin e dispozitave për infrastrukturën e peshkimit, mënyrën e menaxhimit, si dhe rishikimin e nivelit të masave për sanksionet e parashikuara, shkruan “ATSH”.
“Këto ndryshime reflektojnë angazhimin e qeverisë për të zhvilluar më tej sektorin dhe për të rritur konkurrueshmërinë e peshkimit shqiptar në tregjet ndërkombëtare”,- deklaroi ministrja Denaj.
Në vitin 2023, zënia e peshkut nga të gjitha kategoritë ujore, ka qenë 19.338 tonë nga 17.799 tonë që ishte në vitin 2022, duke shënuar një rritje me 8.65%. (Irma)