CFP
Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të premten një mesazh urimi presidentit të Republikës së Kiribatit, Taneti Mamau, për 45-vjetorin e pavarësisë së Kiribatit.
Xi Jinping-u vuri në dukje se Kiribati është një mik i mirë i Kinës në rajonin e ishujve të Paqësorit. Në afro 5 vjet pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve, të dy palët e kanë respektuar njëra-tjetrën, kanë pasur bashkëpunim me përfitime të ndërsjella, kanë arritur zhvillimin e përbashkët dhe kanë shtuar mirëqenien e popujve të të dy vendeve. "Qeveria kineze i kushton vëmendje të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Kiribat dhe është e gatshme të bashkëpunojë me qeverinë e kiribatase për të nxitur ngritjen e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve në një nivel të ri," theksoi Xi. (Xu Guang)