Foto nga CGTN
Misioni Kinez në Bashkimin Evropian sulmoi të enjten Këshillin e Atlantikut të Veriut - NATO mbi "mentalitetin e Luftës së Ftohtë dhe retorikën luftarake" të pasqyruar në deklaratën e përbashkët të saj, të komunikuar të mërkurën në samitin në Uashington.
Në deklaratë, liderët e vendeve anëtare të NATO-s pretendojnë se "ambiciet dhe politikat shtrënguese" të Kinës, vazhdojnë të sfidojnë interesat, sigurinë dhe vlerat e Këshillit. Deklarata nxit marrëdhëniet Kinë-Rusi, për gjoja nënvlerësimin dhe riformësimin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Ajo pretendon se Kina është bërë një nxitëse vendimtare e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe paraqet sfida sistematike për sigurinë euroatlantike. Deklarata argumenton se zhvillimet në Indo-Paqësor ndikojnë direkt në sigurinë euro-atlantike. Gjithashtu hedh akuza kundër Kinës në fushën kibernetike, hapësinore, bërthamore etj.
"Paragrafët e lidhur me Kinën janë provokuese, mbushur me gënjeshtra dhe shpifje të dukshme. Ne i hedhim poshtë dhe i dënojmë me vendosmëri këto akuza, madje kemi paraqitur përfaqësime serioze në NATO" tha në një deklaratë një zëdhënës i Misionit Kinez në BE.
Zëdhënësi përsëriti se Kina nuk e krijoi krizën e Ukrainës, madje pozicioni i saj ndaj Ukrainës është i hapur.
Duke vënë në dukje se Kina synon të promovojë bisedimet e paqes dhe të gjejë një zgjidhje politike, zëdhënësi tha se Kina kurrë nuk i ka dhënë armë vdekjeprurëse asnjë pale të konfliktit. Kina ushtron kontroll të rreptë të eksportit për mallrat me përdorim të dyfishtë, përfshirë dronët civilë.
Flukset normale tregtare midis Kinës dhe Rusisë, nuk synojnë asnjë palë të tretë, as nuk duhet t'i nënshtrohen ndërprerjeve apo detyrimeve, shtoi zëdhënësi.
"Kriza e Ukrainës zgjat prej shumë kohësh. Kush po i hedh benzinë zjarrit? Kush po i ndez flakët? Kush po kërkon përfitime egoiste? Përgjigja është e qartë për të gjithë," tha zëdhënësi.
Misioni kinez në BE i kërkoi Këshillit të Atlantikut të Veriut të dëgjojë me vëmendje komunitetin ndërkombëtar dhe t'u vërë veshin zërave të drejtë. NATO nuk duhet të hedhë baltë. Ajo duhet të ndërmarrë veprime reale për të qetësuar situatën dhe zgjidhur problemin, shtoi ai. (Çang Çuo)