Foto nga VCG
Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi të enjten një libër të bardhë të titulluar "Mbrojtja e mjedisit ekologjik detar në Kinë", ku dëshmohen përpjekjet dhe arritjet e Kinës për ruajtjen e mjedisit ekologjik detar.
Kina është një nxitëse e fortë dhe një pjesëmarrëse aktive në mbrojtjen e mjedisit ekologjik detar, gjë që është jetike për nismat e saj për t'u bërë një vend i bukur dhe një vend i fortë detar, vihet në dukje në librin e bardhë.
Përgjatë viteve, Kina i ka dhënë përparësi ruajtjes së mjedisit dhe ka zbatuar një qeverisje sistematike të mjedisit, duke koordinuar përpjekjet për zhvillimin e mbrojtjen dhe duke mbështetur zhvillimin me cilësi të lartë me anë të mbrojtjes së mjedisit të nivelit të lartë, për të formuar një mjedis ekologjik detar të bashkëjetesës harmonike ndërmjet njerëzve dhe oqeanit, shton dokumenti.
Falë punës së palodhur ndër vite, mjedisi ekologjik detar i Kinës ka pasur përmirësim të gjithanshëm, me rritje të dukshme të kapacitetit të shërbimeve dhe të funksioneve të ekosistemit në zona të caktuara detare, theksohet në librin e bardhë, duke shtuar më tej: "Këto arritje janë një dëshmi e angazhimit të vendit për mbrojtjen e mjedisit ekologjik detar".
Libri i bardhë vëren se Kina ka demonstruar angazhimin e saj si një vend i madh e i përgjegjshëm, duke promovuar në mënyrë aktive bashkëpunimin ndërkombëtar për mbrojtjen e mjedisit detar, duke përmbushur me besnikëri përgjegjësitë dhe detyrimet e saj sipas konventave ndërkombëtare dhe duke kontribuuar me zgjidhjet e forcën kineze në qeverisjen globale të mjedisit detar. (Çang Çuo)