Foto nga VCG
Pala kineze publikoi një raport të enjten për të ripohuar kundërshtimin e saj të fortë ndaj vendimit të arbitrazhit për Detin e Kinës Jugore, duke thënë se një vendim i tillë dëmton rëndë rendin juridik ndërkombëtar dhe qeverisjen detare.
Raporti zbulon sfondin politik të gjykatës së arbitrazhit e gabimet historike të vendimit të saj dhe synon t'i nxisë palët përkatëse për t'i zgjidhur mosmarrëveshjet nëpërmjet negociatave dhe për t'i menaxhuar krizat nëpërmjet qëndrimeve të bazuara në rregulla.
Raporti u përpilua nga Qendra "Huayang" për Bashkëpunimin Detar dhe Qeverisjen e Oqeaneve, Instituti Kombëtar për Studimet e Detit të Kinës Jugore dhe Shoqata Kineze e së Drejtës Ndërkombëtare. Ai analizon thelbin e mosmarrëveshjeve, shqyrton çështjet e juridiksionit të vendimit të arbitrazhit, ofroi interpretime ligjore mbi të drejtat historike dhe statusin e ishujve e të arkipelagëve dhe heton përfaqësimin e gjykatës së arbitrazhit, duke synuar të ekspozojë gabimet e vendimit dhe ndikimin e dëmshëm të tij në rendin juridik ndërkombëtar.
Duke theksuar se kanë kaluar tetë vjet që nga arbitrazhi i njëanshëm i nisur nga Filipinet, raporti vëren se vendimi nuk i ka zgjidhur mosmarrëveshjet e kufirit territorial dhe detar në Detin e Kinës Jugore, por ka komplikuar më tej një situatë tashmë të ndërlikuar. Raporti e kritikon vendimin për minim të integritetit, ekuilibrit dhe seriozitetit të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin Detar (UNCLOS) dhe për tronditjen e besimit në mekanizmat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të konventës. (Çang Çuo)