Foto nga MPJ
Pala kineze kundështon me vendosmëri përhapjen e informacioneve të rreme nga pala amerikane për të ashtuquajturën përkrahje nga Kina të industrisë së mbrojtjes kombëtare të Rusisë dhe shpreh pakënaqësi të madhe e kundërshtim të fortë ndaj thënieve të gabuara të palës amerikane. Kështu u shpreh të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lin Jian duke komentuar mbi fjalët e sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken.
Foto nga VCG
Sipas njoftimeve, kryediplomati i ShBA-së tha në Forumin Publik të NATO-s të zhvilluar të mërkurën në Uashington se gjatë një viti e gjysmë të kaluar, mund të shikohet një rritje e madhe e armëve të Rusisë, që sipas tij ka ardhur nga ndihma e Kinës për industrinë ruse të mbrojtjes . Kina nuk mundet që nga njëra të deklarojë se përkrah paqen dhe shpreson të ketë marrëdhënie më të mira me Evropën, ndërsa nga ana tjetër nxit kërcënimin më të madh ndaj sigurisë evropiane pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, u shpreh Blinkeni.
Lidhur me këtë, Lin Jian theksoi se, që në fillim të krizës në Ukrainë, pala amerikane përhapi thashetheme se Kina i dha mbështetje ushtarake Rusisë, por nuk ka paraqitur asnjë dëshmi thelbësore deri tani dhe ka zyrtarë amerikanë që thonë se Kina nuk i ka ofruar ndihmë ushtrarake Rusisë gjatë konfliktit. "Në fakt, të dhënat tregojnë që më shumë se 60 % e pjesëve të importuara të armëve të Rusisë dhe 95 % e pjesëve kryesore të pajisjeve ruse të shkatërruara nga Ukraina janë nga ShBA-ja e vendet e tjera perëndimore. 72 % e pjesëve të armëve të prodhuara nga Rusia vijnë gjithashtu nga kompanitë amerikan. Si e shpjegon ShBA-ja këtë? Ne kemi parë gjithashtu që ShBA-ja dhe aleatët e saj nuk e kanë ndërprerë tregtinë me Rusinë. Vitin e kaluar, vëllimi i tregtisë së tyre me Rusinë arriti në më shumë se 130 miliardë dollarë, duke përbërë 18 % të tregtisë së jashtme ruse. Shumica e vendeve të botës nuk kanë marrë pjesë në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë apo në ndërprerjen e tregtisë me Rusinë. ShBA-ja nuk mund t'ia kalojnë përgjegjësinë Kinës," vuri në dukje zëdhënësi. (Çang Çuo)