Foto:VCG
Italia po planifikon të shpenzojë rreth 7.5 miliardë euro gjatë 11 viteve të ardhshme për 24 avionë të rinj “Eurofighter”, thuhet në një dokument të Ministrisë së Mbrojtjes, përcjellë nga “Panorama”.
Avionët me dy motorë supersonikë “Eurofighter Typhoon” janë ndërtuar nga një konsorcium gjerman, britanik, italian dhe spanjoll, i përfaqësuar nga “Airbus” (AIR.PA).
Një zëdhënës i Grupit të Hapësirës Ajrore dhe Mbrojtjes, të kontrolluar nga shteti italian, nuk pranoi të komentonte mbi dokumentin.
Në qershor, një drejtues i lartë i kompanisë deklaroi për mediet se qeveria do ta shpallte planin së shpejti.
“Programi do të ketë një kornizë kohore shumëvjeçare zhvillimi prej përafërsisht 2024-2034, për një shumë totale prej 7.477.3 miliardë euro”,- thuhet në dokumentin e Mbrojtjes. (Elona)