Xi Jinping-u takon kryeministren e Bangladeshit Sheikh Hasina
2024-07-10 20:58:50

Foto nga Xinhua

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të mërkurën pasdite në Pekin me kryeministren e Bangladeshit Sheikh Hasina, që po bën një vizitë zyrtare në Kinë. Udhëheqësit e të dy vendeve njoftuan ngritjen e marrëdhënieve Kinë-Bangladesh në partneritet gjithëpërfshirës strategjik bashkëpunues.

Xi Jinping vuri në dukje se Kina dhe Bangladeshi janë fqinjë miqësorë që e njohin mirë njëri-tjetrin dhe kanë shkëmbime mes tyre prej mijëra vjetësh. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, dy vendet kanë respektuar dhe mbështetur njëri-tjetrin, e kanë trajtuar si të barabartë dhe kanë bashkëpunuar për rezultate të favorshme, duke vendosur një model shkëmbimesh miqësore midis vendeve. 

Kina vlerëson miqësinë e thellë të krijuar nga brezi i vjetër i liderëve të Kinës dhe Bangladeshit. Ajo është e gatshme të marrë 50 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike vitin e ardhshëm, si një mundësi për të thelluar ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë", për të zgjeruar thellësinë dhe gjerësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si edhe për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm të partneritetit gjithëpërfshirës strategjik bashkëpunues Kinë-Bangladesh.

Xi Jinping theksoi se palët duhet të çojnë përpara traditën e shkëlqyer të mbështetjes reciproke dhe të thellojnë besimin politik. Kina mbështet Bangladeshin në këmbënguljen për të ndjekur një politike të jashtme të pavarur. Gjithashtu në rrugën e zhvillimit në përputhje me kushtet e vetë, duke mbrojtur sovranitetin kombëtar, pavarësinë, integritetin territorial dhe duke kundërshtuar çdo ndërhyrje të jashtme. Kina është e gatshme të kryejë shkëmbime përvojash me qeverisjen partiake dhe shtetërore, për politikat e zhvillimit të Bangladeshin. Ajo është e gatshme të forcojë lidhjen e strategjive të zhvillimit, të thellojë bashkëpunimin në fushat ekonomike, tregtare, investimet, të mbështesë më shumë kompani kineze të forcojnë bashkëpunimin e investimeve industriale me Bangladeshin dhe të promovojë furnizimin e zinxhirëve industrialë midis dy vendeve, për të ndihmuar Bangladeshin të arrijë zhvillimin kombëtar.

Hasina tha se Bangladeshi është i nderuar që ka një miqësi të thellë me Kinën. Admiron thellësisht arritjet e shpejta dhe të mëdha të vendit. Bangladeshi është i vendosur për të promovuar çlirimin kombëtar dhe uljen e varfërisë. Ajo  falënderon Kinën për mbështetjen e vlefshme në këtë proces. Bangladeshi shpreson të mësojë nga përvoja e suksesshme e zhvillimit të Kinës, të zgjerojë bashkëpunimin dypalësh në ekonomi, tregti, infrastrukturë, reduktimin e varfërisë dhe të forcojë shkëmbimet kulturore. Bangladeshi i përmbahet në mënyrë të vendosur parimit të një Kine, mbështet pozicionin e Kinës për çështjen e Tajvanit, kundërshton me vendosmëri forcat e jashtme që ndërhyjnë në punët e brendshme dhe mbështet Kinën në mbrojtjen e interesave të saj thelbësore. (Çang Çuo)