Foto nga VCG
Industria e internetit e Kinës po përjeton "epokën e saj të artë" pas tre dekadash rritjeje të jashtëzakonshme, u shpreh kryetari i Shoqatës së Internetit të Kinës Shang Bing në ceremoninë e hapjes së Konferencës së Internetit të Kinës 2024 të martën në Pekin.
Gjatë 30 vjetëve të fundit, interneti në Kinë është transformuar nga faza fillestare në një rrjet të fuqishëm udhëheqës në botë. Shkalla e depërtimit të brezit të gjerë fiks ka arritur një nivel mbresëlënës prej 110.2 për qind, duke e tejkaluar 100 për qind për shkak të lidhjes së shumëfishtë në disa familje. Për më tepër, rrjeti 5G tani mbulon mbi 90 për qind të fshatrave të Kinës.
Kjo rritje pasqyrohet në numrin e përdoruesve, me tre të katërtat e banorëve, ose gati 1.1 miliard veta, të lidhur tani me internetin.
Interneti ka përmirësuar ndjeshëm jetën e njerëzve. Shang vuri në dukje lehtësinë e krijuar prej pajisjeve inteligjente, blerjeve në internet dhe shërbimeve të udhëtimit. Interneti ka mundësuar gjithashtu zbatimin e gjerë të punës në distancë, duke rritur efikasitetin e biznesit.
"Bota është dëshmitare e përparimeve teknologjike të pashoqe," tha Shang në konferencë. "Teknologjitë e reja të informacionit si AI po riformësojnë botën digjitale e atë fizike. E ardhmja e industrisë së internetit është pa dyshim e ndritur, e gatshme për ndikim edhe më të madh." (Çang Çuo)