Foto nga Dahe.cn
Në Lojërat e shkuara Olimpike, çdo moment emocionues që mrekulloi botën ishte i pandashëm nga grupi i vullnetarëve, gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Ata janë si një urë që lidhin njerëz nga e gjithë bota, duke përcjellë shpirtin dhe fuqinë olimpike me zemrat dhe buzëqeshjet e tyre.
Kohët e fundit, gazetarët patën mundësi të takoheshin me Li Xiaochen dhe Luo Xiaosong nga Kolegji i Menaxhimit të Industrisë së Aviacionit Zhengzhou, në qëndër të Kinës. Tani ata kanë një identitet të ri: vullnetarë në Lojërat Olimpike të Parisit, si asistentë të Komitetit Olimpik dhe Paraolimpik Kombëtar për Lojërat e Paris 2024.
"Lojërat Olimpike të Pekinit 2008 më frymëzuan për t'u bërë vullnetare olimpike”, u shpreh Li Xiaochen, studente në degën e frengjishtes, pranë Shkollës së Gjuhëve të Huaja të Institutit të Menaxhimit të Industrisë së Aviacionit Zhengzhou.
Para hapjes së Lojërave Olimpike të Pekinit në 2008, ajo kishte vizituar Stadiumin, Kubin e Ujit dhe Folenë e Zogjve. Atëherë i lindi idea për t'u bërë vullnetare olimpike. Ndaj në vitin 2022 ajo u regjistrua për të qenë vullnetare për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, por nuk e realizoi dot ëndrrën e saj. Në gusht 2022, kur u dërgua njoftimi për përzgjedhjen e vullnetarëve në Lojërat Olimpike të Parisit, ajo u regjistrua menjëherë.
"Mendoj se vullnetarët olimpikë janë shumë të rëndësishëm. Për të pritur me sukses lojërat olimpike, ngjarja nuk mund të zhvillohet pa probleme, pa mbështetjen e vullnetarëve dhe stafit, ”tha Li Xiaochen. Kur mësoi që ishte përzgjedhur me sukses, ajo ishte duke ngrënë në mensë me shokët e klasës. "Isha aq e emocionuar në ato çaste, sa nuk vazhdova dot të haja".
Foto nga VCG
Njëkohësisht me Li Xiaochen u zgjodh dhe Luo Xiaosong, një student nga dega e frengjishtes në Shkollën e Gjuhëve të Huaja të Institutit të Menaxhimit të Industrisë së Aviacionit Zhengzhou. "Pasi mësova se isha përzgjedhur, u ndjeva shumë i lumtur, pasi munda të marr pjesë personalisht në Lojërat Olimpike. Në të njëjtën kohë, ndihem shumë i nderuar që mund të përfaqësoj studentët kinezë. Dëshiroj që sa më shumë njerëz të njohin studentët kinezë, nëpërmjet shërbimeve tona si vullnetarë”, tha Luo Xiaosong.
"Unë jam një adhurues i sporteve dhe zakonisht i kushtoj shumë vëmendje Lojërave Olimpike. Në të njëjtën kohë, dega ime është frëngjishtja, ndaj kam një avantazh gjuhësor në krahasim me studentët e tjerë. Përveç kësaj, shkolla dhe Zhengzhou Alliance Française më ofruan ndihmë. Pedagogët dhe shokët e klasës më mbështetën në përzgjedhjen dhe regjistrimin për të qenë vullnetar për Olimpiadën e Parisit 2024, "tha Luo Xiaosong.
Foto nga VCG
Duke folur për përzgjedhjen, Li Xiaochen dhe Luo Xiaosong thanë se procesi i seleksionimit ishte shumë intensiv. Mbi 20 pjesëmarrës shfaqen aftësitë e tyre bashkëpunuese. Pas shumë raundeve, Li dhe Luo arritën të fitonin, ndaj ndjehen me shumë fat. "Fillimisht u bënë dy raunde shqyrtimi, provim me gojë dhe me shkrim. Më tej bëra një trajnim një vjeçar për frëngjisht. Në fund bëra dhe provime në kinezisht, anglisht dhe frëngjisht etj. Përzgjedhja zgjati mbi 1 vit.”
Luo Xiaosong u shpreh në një intervistë se mësimdhënia rigoroze, përvoja e pasur e mësuesve të departamentit francez, si dhe atmosfera e fortë mësimore e shkollës, kanë përmirësuar ndjeshëm aftësitë e tij gjuhësore. Përveç kësaj, ai ka patur gjithmonë dëshirë të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore të organizuara nga Zhengzhou Alliance Française, si edhe të zhytet në mjedisin francez, të cilat janë mënyra të rëndësishme për të mësuar frëngjishten.
"Frëngjishtja është një kriter i fortë gjatë procesit të përzgjedhjes”, tha Li Xiaochen. Ajo gjithashtu mendon se frëngjishtja është më e vështirë sesa anglishtja për t'u mësuar, por ajo ka marrë pjesë aktive të ndryshme si konkurse recitimi poezie, ndaj nëpërmjet praktikës ka përmirësuar shqiptimin dhe intonacionin.
Foto nga VCG
Lojërat e 33-ta Olimpike Verore do të hapen në Paris më 26 korrik. Li Xiaochen dhe Luo Xiaosong tregojnë mendimet e tyre, si vullnetarë që do të shkojnë në këto Lojërat Olimpike.
"Përveç shërbimeve vullnetare, shpresoj të bëhem një edhe përhapës i kulturës kineze, në mënyrë që sa më shumë miq të huaj, të njohin vullnetarët kinezë dhe të kuptojnë Kinën".
Benjamin, mësues nga Franca në Alliance Française, u dërgoi gjithashtu bekimet e tij Li Xiaochen dhe Luo Xiaosong: "Shijoni ushqimin dhe peizazhin francez, shfrytëzoni mundësinë për të praktikuar frëngjishten dhe uroj që t'ia kaloni sa më mirë në Paris.” (Çang Çuo)