Ministria e Jashtme: Kina mirëpret udhëtimin "sipas dëshirës" nga vizitorët globalë
2024-07-10 14:29:31

CFP

CFP

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian shprehu të martën mirëpritjen për miqtë nga të gjitha vendet "të bëjnë udhëtim sipas dëshirës" në Kinë.

Gjatë një konference të rregullt shtypi një gazetar vuri në dukje se Kina ka qenë kohët e fundit një destinacion mjaft popullor për turistët e huaj dhe shumë prej tyre kanë postuar përvojat e tyre në mediet sociale, duke shtuar se, sipas të dhënave, "udhëtimi në Kinë" është bërë një kërkim në modë në shumë platforma globale të mediave sociale. Kur iu kërkua të komentonte lidhur me këtë, Lin Jian u shpreh:

"Ne jemi shumë të gëzuar që Kina është bërë një destinacion i parapëlqyer turistik për vizitorët e huaj. Sipas të dhënave qeveritare, në gjysmën e parë të këtij viti, Kina priti 14.635 milionë udhëtarë të huaj, 152.7 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërmjet tyre, 8 542 milionë kanë hyrë në Kinë pa viza, me një rritje prej 190.1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme.”

“Kemi parë kohët e fundit shumë video të postuara nga udhëtarët e huaj – shumë prej tyre janë pamje të marra prej vetë atyre ose video të çastit – që paraqitin dinamizmin e fuqishëm të Kinës,” tha zëdhënësi i diplomacisë kineze. “Përmes lenteve të tyre, ne shohim shfaqjen e dritave në lumin Liangma në Pekin, ushqimet e shijshme të rrugës të Shangait, dërgimin e ushqimit me dron në Shenzhen dhe trenat futuristë qiellorë e taksitë ajrore me vetëdrejtim në Luginën e Optikës në Wuhan”.

Shifrat tregojnë se 86 për qind e vizitorëve të huaj që kanë qenë në Kinë mendojnë se është shumë më e lehtë që të bëjë pagesa në Kinë tani, u shpreh Lin-i. Skanimi i kodit të pagesës me celular është bërë një përvojë tërheqëse për miqtë e huaj në Kinë, shtoi ai. (Xu Guang)