Foto nga VCG
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanaani tha të hënën se marrëdhëniet e Iranit me Kinën do të përmirësohen dhe forcohen gjatë administratës së ardhshme.
Duke folur në një konferencë të përjavshme për shtypin mbi të ardhmen e marrëdhënieve iraniano-kineze pas zgjedhjes së Masoud Pezeshkian si president i ri i Iranit, zëdhënësi tha se marrëdhëniet e Iranit me vendet e tjera, sidomos ato mike, do të forcohen nisur nga interesat e përbashkët, në përputhje me politikat e përgjithshme e të konsolidura të krijimit të republikës.
Ai shprehu shpresën se marrëdhëniet e Iranit me vendet mike, përfshirë Kinën, do të zhvillohen më tej.
Pezeshkian, reformist dhe ish-ministër i shëndetësisë, u shpall presidenti i ardhshëm i Iranit të shtunën pas një balotazhi kundër principistit Saeed Jalili, ish-kryenegociator në bisedimet bërthamore të Iranit me fuqitë botërore. Pezeshkian ka siguruar 16.384.403 vota në krahasim me 13.538.179 të Jalilit. (Çang Çuo)