Politika pa viza tërheq vizitorët në kryeqytetin kinez
2024-07-09 13:13:41

Politika e optimizuar pa viza e Kinës, së bashku me disa masa të tjera që synojnë rritjen e shkëmbimeve ndërkombëtare, ka rritur ndjeshëm numrin e udhëtarëve të huaj që mbërrijnë në Pekin, shkruan “China Daily”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në gjysmën e parë të vitit, numri i vizitorëve të huaj që hynë në kryeqytetin kinez arriti në 1.02 milionë, me një rritje vjetore prej 257 për qind, sipas të dhënave nga Zyra e Përgjithshme e Inspektimit Kufitar në Pekin.

Deri në muajin e kaluar, Kina kishte arritur ose kishte bërë marrëveshje për të thjeshtuar procedurat e vizave me mbi 40 vende dhe kishte arritur një përjashtim gjithëpërfshirës të ndërsjellë të vizave me mbi 20 vende.

Udhëtarët me pasaporta të zakonshme nga Zelanda e Re, Australia dhe Polonia janë ndër përfituesit më të fundit të politikës së optimizuar pa viza të Kinës.

Në një marrëveshje që hyri në fuqi të hënën dhe do të vazhdojë deri në fund të vitit të ardhshëm, njerëzit nga të tre vendet mund të gëzojnë qëndrime pa viza deri në 15 ditë në Kinë për biznes, turizëm, vizita familjare ose qëllime tranziti.

Foto:VCG

Foto:VCG

Më parë, Kina kishte zgjatur përjashtimet e vizave në 12 vende në dy raunde - së pari për mbajtësit e pasaportave të zakonshme në Francë, Gjermani, Itali, Holandë, Spanjë dhe Malajzi në dhjetor, dhe më pas për ato në Zvicër, Irlandë, Hungari, Austri, Belgjikë dhe Luksemburg në mars.

Mbi 159.000 shtetas të huaj nga 12 vendet e përjashtuara nga viza kanë hyrë në qytet sipas politikës pa viza të Kinës këtë vit, bënë të ditur autoritetit përkatëse në Pekin.

Zyra e Inspektimit Kufitar po ndihmon agjencitë vendase të udhëtimit të organizojnë turne ndërkombëtare në grup në mënyrë më efikase.

Në gjysmën e parë të vitit, mbi 30.000 vizitorë të huaj mbërritën në Pekin si pjesë e turneve të tilla, një rritje 30-fish krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjithashtu gjatë asaj periudhe, 33,700 udhëtarë të huaj hyrës të kualifikuar formalizuan politikën e tranzitit 144-orësh pa viza të Kinës, një rritje shtatëfish në baza vjetore, sipas Zyrës së Inspektimit Kufitar në Pekin. (Fatosi)