Sulmet ruse në Ukrainë shkaktojnë dhjetëra viktima e të plagosur
2024-07-09 16:17:03

CFP

CFP

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 50 janë plagosur në valët e sulmeve me raketa ruse në të gjithë Ukrainën, deklaroi ministri i Brendshëm ukrainas, Ihor Klymenko, njofton “ATSH”.

“Ukraina pësoi një sulm masiv nga forcat ruse mëngjesin e të hënës, me mbi 40 raketa të llojeve të ndryshme të lëshuara në qytete të shumta në vend, duke përfshirë Kievin”,- deklaroi presidenti Volodymyr Zelensky.(Fatosi)