Foto nga CFP
Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një letër urimi Forumit të Zhvillimit të Gjelbër të Vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH), i cili u hap të hënën, në qytetin bregdetar Qingdao, në provincën Shandong të Kinës lindore.
Në letër, Xi tha se mbrojtja e mjedisit dhe promovimi i zhvillimit të gjelbër është një konsensus i vendeve të OBSH-së. Kina, e përkushtuar ndaj filozofisë se ujërat e kthjellët dhe malet e gjelbra janë pasuri të paçmueshme, vitet e fundit ka ndjekur në mënyrë të palëkundur një model zhvillimi të shëndoshë, duke shfaqur prodhim të përmirësuar, standarde më të larta jetese dhe ekosisteme të shëndetshme, për të patur arritje të jashtëzakonshme në ndërtimin e një Kine të bukur, shtoi ai.
Nëpërmjet forumit, Kina shpreson të forcojë komunikimin dhe bashkëpunimin në fushën e zhvillimit të gjelbër me të gjitha palët, për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të të gjitha vendeve, si dhe për të promovuar bashkëjetesën harmonike midis njeriut dhe natyrës, tha Xi.