Ekipet gjobiten në Kampionatin Europian të Futbollit (Foto Revista Monitor)
Me më shumë se 1.2 milionë euro janë gjobitur shoqatat e kombëtareve të futbollit që morën pjesë në Kampionatin Europian që zhvillohet në Gjermani, shkruan RTSH.
Faza e grupeve të Kampionatit Europian ishte jo vetëm emocionuese për sportin, por edhe stresuese financiare për disa skuadra.
Kroacia ishte vendi që grumbulloi gjobat më të larta, e ndjekur nga Shqipëria dhe Serbia. Rekordin nga kombëtaret e mban Kroacia e cila është gjobitur në total 220.875 mijë euro. Kroatët luajtën me Spanjën, Shqipërinë dhe Italinë.
foto nga CFP
Pas Kroacisë, vjen Shqipëria.
Sjellja jo korrekte, por jo e tepruar e tifozëve shqiptarë në të tria ndeshjet, ka sjellë 171.375 mijë euro në Federatën Shqiptare të Futbollit.
E treta është Serbia, me 166.625 mijë euro. Ata luajtën me Anglinë, Slloveninë dhe Danimarkën. Pjesa tjetër e ekipeve kanë një shifër nën 100 mijë euro.(Fatosi)