Vazhdon puna për mbylljen e çarjes së digës së liqenit Dongting në Kinën Qendrore
2024-07-08 15:07:41

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të premten në orën 5:48 të pasdites, në qytezën Tuanzhou të kontesë Huarong, shpërtheu uji i liqenit Dongting, i administruar nga qyteti Yueyang në provincën Hunan të Kinës Qendrore, duke shkaktuar përmbytje në zonë. Çarja ishte fillimisht rreth 10 metra e gjerë, por më vonë u zgjerua. Autoritetet vendore filluan ta mbushin të çarën të shtunën pasdite. 

Deri në orën 6 të pasdites së shtunës, të 7 680 banorët e zonës u shpërngulën në katër streha të përkohshme anembanë kontesë dhe nuk është raportuar për viktima. Rreth 500 milionë juanë (afro 68.7 milionë dollarë) fonde ndihme janë caktuar për nëntë provinca ose bashki të varura nga qeveria qendrore të goditura nga përmbytjet anembanë Kinës.

Më shumë se 2 000 punonjës shpëtimi, së bashku me 160 varka, janë dërguar në zonë për të ndihmuar në punët e shpëtimit.