Të paktën 13 të vrarë në sulmin ajror izraelit në Rripin e Gazës
2024-07-08 15:48:16

Sulmi ajror izraelit (Foto ATSH)

Trembëdhjetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, gjatë një sulmi ajror në kampin e refugjatëve “Nuseirat” në qendër të Rripit të Gazës, njoftoi të dielën  agjencia palestineze e lajmeve WAFA, shkruan ATSH.

Agjencia citoi burime lokale, të cilat ia atribuan sulmin forcave izraelite.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) nuk kanë komentuar ende dhe raporti nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Ndërtesa e goditur raportohet të jetë një ish-shkollë, e cila është përdorur si strehë për familjet që kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Rripin e Gazës, që nga fillimi i luftës në tetor të vitit të kaluar.

Në përditësimin e fundit, autoriteti shëndetësor i kontrolluar nga Hamasi raportoi se të paktën 38 098 njerëz ishin vrarë në Rripin e Gazës dhe 87 705 të tjerë ishin plagosur që nga fillimi i luftës. Shifrat përfshijnë si luftëtarë ashtu edhe civilë. (Fatosi)