Sondazhet në Francë: Tubimi Kombëtar nuk pritet të fitojë shumicën absolute
2024-07-06 18:07:52

Marine Le Pen (Foto Rtsh)

Marine Le Pen (Foto Rtsh)

Një sondazh në Francë tregoi se partia e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar, pritet mos të fitojë shumicën absolute në rundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare, që mbahen të dielën, më 7 korrik, shkruan “RTSH”.

Sipas sondazhit, puna e partive tradicionale po funksionon për të penguar të djathtën ekstreme që të fitojë shumicën absolute.

Ky është sondazhi i dytë u publikuar brenda pak ditësh që sugjeron se Tubimi Kombëtar, i Marine Le Pen, do të fitojë më shumë ulëse parlamentare se çdo parti tjetër, por nuk do të arrijë të ketë 289 ulëset e nevojshme për të pasur shumicën absolute.

Rezultatet e sondazhit sugjerojnë se vendimi i frontit republikan, nga i cili më shumë se 200 kandidatë në mbarë spektrin politik u tërhoqën nga rundi i dytë i votimit për t’i hapur rrugë kujtdo që ka gjasa më të mëdha që të mposhtë Tubimin Kombëtar në qarqet e tyre, po jep rezultate.

Sondazhi i “IFOP” i realizuar për “LCI” dhe “Le Figaro” tregoi se Tubimi Kombëtar do të fitojë mes 210 deri në 240 vende nga 240-270 sa pritej të fitonte, para se të tërhiqeshin më shumë se 200 kandidatë.

Fronti i Ri Popullor, i majtë, pritet të dalë në vendin e dytë me 170 deri në 200 vende. Ndërsa në vendin e tretë pritet të dalë grupi qendror i presidentit Emmanuel Macron, që mendohet të fitojë 95 deri në 125 vende.

Republikanët, ndërkaq, parashikohet se do të fitojnë 25 deri në 45 vende në Asamblenë Kombëtare prej 577 anëtarësh.

Partia Tubimi Kombëtar ka bërë të ditur se nuk do ta udhëheqë qeverinë e re nëse nuk fiton shumicën absolute. (Irma)