Xinhua
Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe Presidenti i Taxhikistanit Emomali Rahmon u takuan me gazetarët, pasi zhvilluan bisedime në Dushanbe të premten.
Xi vuri në dukje se ai dhe Presidenti Rahmon patën bisedime informuese dhe të frytshme. Dy liderët nënshkruan një deklaratë të përbashkët për të vendosur partneritetin strategjik gjithëpërfshirës në epokën e re. Gjithashtu vendosën të ndërtojnë një komunitet Kinë-Taxhikistan me një të ardhme të përbashkët,miqësi të përhershme, solidaritet dhe përfitime të ndërsjellta nga një pikënisje më e lartë.
Dy udhëheqësit dëshmuan shkëmbimin e mbi 20 dokumenteve ndërqeveritare dhe ndërsektoriale,që mbulojnë bashkëpunimet në fushat e ekonomisë, tregtisë, lidhjeve, mineraleve,sigurisë dhe shkencave humane,tha Xi, duke shtuar se lidhjet Kinë-Taxhikistan kanë marrë një orientim të ri dhe janë hapur perspektiva të reja bashkëpunimi mes dy vendeve.
Xi gjithashtu përmendi se ai i dha Presidentit Rahmon Medaljen e Miqësisë së Republikës Popullore të Kinës, për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Taxhikistan. Ai tha se është hera e parë që çmimi jepet jashtë Kinës, gjë që pasqyron plotësisht miqësinë e thellë të popullit kinez për Presidentin Rahmon dhe popullin e Taxhikistanit.
Presidenti kinez gjithashtu theksoi se të dy palët ranë dakord të fokusohen në bashkëpunimin me cilësi të lartë në nismën "Një brez,një rrugë", në promovimin në mënyrë gjithëpërfshirëse në sinergjinë e strategjive të zhvillimit të të dy vendeve, në ndihmën për nxitjen e modernizimit të njëri-tjetrit, si dhe në avancimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në fusha të ndryshme.
Xinhua
Xi vuri në dukje se Kina dhe Taxhikistani janë të vendosur të forcojnë më tej bashkëpunimin e sigurisë, të ruajnë sigurinë kufitare midis dy vendeve, të kundërshtojnë pa mëdyshje ndërhyrjet e palëve të treta në punët e brendshme të dy vendeve, si edhe të ruajnë së bashku sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Ndërkohë, të dyja palët do të vazhdojnë të forcojnë komunikimin dhe bashkërendimin për çështjen afgane, të marrin pjesë në bashkëpunimin për mekanizmat e lidhur me Afganistanin dhe të inkurajojnë administratën e përkohshme afgane për të ndërtuar një qeveri gjithëpërfshirëse, e cila do të fokusohet në zhvillimin dhe përmirësimin e jetesës së njerëzve, duke luftuar kundër terrorizmit, krimet e ndërlidhura si edhe do të dhe nxisë marrëdhëniet e mira të fqinjësisë.
Nga ana e tij, Presidenti Rahmon tha se vizita shtetërore e Xi-së në Taxhikistan është një gur mulliri i rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve dypalëshe, i cili do të injektojë një shtysë të fortë dhe të re në zhvillimin e partneritetit gjithëpërfshirës të bashkëpunimit strategjik midis Taxhikistanit dhe Kinës në epokën e re.
Rahmon tha se gjatë bisedimeve me Presidentin Xi, të dy shprehën kënaqësinë për zhvillimin e avancuar të partneritetit strategjik gjithëpërfshirës të dy vendeve dhe rezultatet e frytshme të bashkëpunimit. Gjithashtu arritën një konsensus të ri për zhvillimin e ardhshëm të lidhjeve. Ai tha se Taxhikistani do të forcojë bashkëpunimin praktik me Kinën në fusha të ndryshme dhe do të japë kontribut për realizimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.(Xu Guang)