Arti për mua është një mënyrë jetese. Arti është i lindur, mësohet edhe gjatë jetës por për mua është e lindur, por varet kur e zbulon nëse je artist ose jo.
Unë jam prodhues vaji ulliri dhe jam gjithë kohës në kontakt me ullirin edhe duke qënë në kontakt me të ne bëjmë krasitjen, kemi drurët që i mbledhim nga gjithë fermerët e zonës kur bëjnë krasitjen, dhe fillimisht duke parë në internet personat që punojnë drurin e ullirit dhe më vonë rastësisht shkoj tek një mjeshtër. Duke punuar drurin e ullirit u dashurova si të thuash, më pëlqeu shumë. E pash dhe thashë që unë këtë punë do e bëj dhe në fillim e nisa si argëtim. Avash avash më pas mu kthye në një punë të mirëfilltë. Në fillim nuk e pata shumë të lehtë, jam vrarë disa herë sepse ta mësosh në internet duket e lehtë por është shumë e vështirë. Këtë zanat o duhet ta mësosh në shkollë ose duhet të kesh një mjeshtër. Po e mësove vetë do të kesh kosto, disa peripeci që do ti kalosh. Punimi me dru të rrëmben. Kur ti fillon ta punosh fillon të rrëmben. Unë si fillim bleva një torno. Unë bëj shumë punë jo si saldator, si mekanik, si hekuraxhi dhe bëra disa thika. Pastaj hyra në internet dhe me ndihmën e një miku italian që është mjeshtër mora disa thika shumë speciale dhe fillova të punoja gradualisht. Tani jam në gjëndje të bëj gjëra shumë të bukura. Më thotë mendja që duhet ta kem mësuar 5 o 6 përqind, se është zanat që si të gjitha zanatet nuk mbaron kurrë.
Nga punimet artizanale Subashi (Foto fb)
Druri i ullirit sipas mendimit tim dhe çfarë kam lexuar është një ndër drutë më të ukur që ka mesdheu. Ka disa ujëra që e bëjnë shumë të bukur, por është shumë tekanjoz. Dhe në fakt këtu e ka bukurinë sepse është shumë tekanjoz. Druri i ullirit nuk të lejon të bësh çfarë ti ke në mendje, por çfarë ai të lejon. Ti e punon dhe e shikon se çfarë të lejon ai të krijosh. Nëse do të bësh një gotë, një tas, një vazo lulesh apo një skulpturë me pak fjalë çfarë të lejon ai të bësh.
Ulliri për prodhim dhe për jetëgjatësi dhe për shëndet do krasitje. Unë kam bërë që ky dru që krasitet ne i japim shëndët ullirit dhe druri nuk shkon për djegie por unë i jam akoma jetë. Si të thuash nëse druri i ullirit jeton kaq vite, unë nuk e lejoj që ai të digjet por i jap akoma më jete, duke bërë art, duke bërë diçka të bukur.
Punim në dru nga Subashi (Foto FB)
Unë kam marë një dru ulliri i cili është si ata që fusim në sobë dhe do të mundohem që të bëj diçka artistike. Pasi i jap formën e parë shoh se çfarë më lejon ai të bëj. Mund ta bëj një mbajëtse qiriri, një vazo lulesh. Kjo është e bukura e kësaj punë që ti nuk e di se çfarë do të dali. Unë po e punoj dhe sipoas luleve që ka druri në brendi po më lejon të realizoj një vazo lulesh dhe në këtë formë mundohem ti jap një lloj jete, bukuri këtij druri.
Përsa i përket rifiniturës së mbarimit druri i ullirit ngaqë ka këto ujrat nuk ka nevojë për shtesa. Është dru shumë i fortë, nuk është se e kap miza, nuk ka nevojë për trajtime speciale. Në fund të procesit unë e bëj me vaj ulliri, sepse vaj i ullirit bën që të dalin në pah nuancat, ujrat që ka. Por sipas preferencave mund të lyhet edhe me llak. Tregu ka shumë produkte varet se çfare pëlqejnë njerëzit.
Punim në dru Subashi (Foto fb)
Kompania Subashi gjendet me dy dyqane prezente në Kalanë e Tiranës ku janë ekspozuar jo vetëm prodhimet dhe krijimet e tyre artistike por duke i dhënë mundësinë edhe artizanëve nga Shqipëria e Kosova të ekspozojnë punimet e tyre. Menaxheri i kompanisë, i biri i Ilirit, Aron Subashi na bën një guidë duke treguar fillimet e kompanisë dhe artizanët që shpalosin artin e tyre.
Rrëfimi i Aron Subashit
Të jem i rrethuar nga veprat e artit ndihem sikur i kam gjithë artistët rreth meje sepse të gjitha punimet janë nga artistë të ndryshëm.
Punim nga Subashi (Foto fb)
Si fillim ne filluam duke realizuar dërrasat që janë për servirjen e ushqimeve dhe më pas filluam duke bërë gjëra që janë pak më të vështira për tu punuar si përshembull: tasat ose format e çregullta të punuara me drurin e ullirit. Pastaj filluam duke bërë objekte më unike, më të bukura. Filluam duke realizuar lugë dhe enë të tjera të kuzhinës. Me kalimin e kohës dëshironim diçka më ndryshe dhe filluam duke bërë punime me lazer. Procesi i lazerit është i ndryshëm. Kemi edhe personalizime sipas dëshirës. Pra nëse dikush ka një dizajn të vetin, apo dëshiron një imazh të caktuar që e ka qejf, do të bëj një dedikim për dikë, ne e realizojmë si dizajnë me lazer në dru. Gjithashtu ne kemi dizajnet tona për të cilat punojmë dhe studjojmë çdo vit tregun për të sjellë risitë më të fundit për njerëzit.
Fillimisht ne punën e kemi realizuar në punishten tonë por duke parë që kërkesat e tregut ishin në rritje dhe ne kishim dëshirën të prodhonim gjëra shumë të bukura e të larmishme filluam të bashkëpunonim me artistë të ndryshëm të cilët punonin në shtëpitë e tyre por nuk kishin një hapësirë për të ekspozuar punimet e tyre. Ne i dhamë mundësinë që punimet e tyre të shiteshin në dyqanet tona. Kemi artizanë të ndryshëm nga Shkodra, nga Durrësi, nga Korça, nga Tirana, nga Shijaku etj, të cilët bahkëpunojnë me ne dhe sjellin të gjithë këto produkte kaq të bukura.
Punime artizanale (Foto fb)
Një produkt tjetër që ne realizojmë është vaji i ullirit me erëza brenda ka përshembull me spec djegës, ka me sherebelë, ka me dafinë, me borzilok, me shafran gjithashtu, me livando, me bar blete e me shumë e shumë të tjera. Shumica prej tyre janë për gatim por disa janë edhe kurative.
Kemi edhe punime me pikturë në dru të cilat bëhen në dy metoda: metoda me djegie dhe me vizatime me bojra specifike. Një ndër artistët më të mirë shqiptarë është Rudi Bregu i cili realizon këto lloj punimesh të cilat janë një mrekulli më vete dhe deri diku të paarritshme, sepse ka shumë artistë që nuk e arrijnë dot punën e tij. Përveç pikturave në dru ai gdhënd varkat dhe realizon punimet 3D në drurin e ullirit.
Në dyqanet tona nuk gjen vetëm produktet e vajit të ullirit e të drurit të ullirt por gjithashtu mund të gjeni produkte të ndryshme nga e gjithë Shqipëria. Pra çdo produkt shqiptarë e gjeni këtu. Ato janë të gjitha të prodhuara në Shqipëri dhe janë artizanale.
Punime druri nga Subashi (Foto facebook)
Ne kemi dy dyqani në të parin gjen gjithe prodhimet e ullirit dhe drurit të ullirit. Në dyqanin e dytë kemi të gjitha produktet shqiptare si përshembull: verë, raki, konjak, mjaltë, reçelra, glikotë, çanta të qëndisura me motive shqiptare, qirinj të aromatizuar dhe suvenire të ndryshme. Për të gjithë ata që duan diçka më të veçantë ne edhe paketimet i personalizojmë për një dhuratë më të veçantë.