Kryeministri i ri britanik (Foto Rtsh)
Udhëheqësi i laburistëve, Keir Starmer, mbajti një fjalim fitues në Londër, ndërsa votimet konfirmuan se ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe.
“Ne ia dolëm. Ndryshimi fillon tani”,- tha ai.
Duke iu drejtuar kolegëve të tij laburistë, deklaroi: “Ju keni bërë një fushatë të mirë, keni luftuar dhe e realizuat qëllimin”,- deklaori Starmer, shkruan “Panorama”.
Laburistët tani kanë kaluar pragun e 326 vendeve, që do të thotë se mund të qeverisin vetëm në Dhomën e Ulët të Parlamentit britanik.
Kryeministri Rishi Sunak pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare.
“Partia Laburiste ka fituar këto zgjedhje të përgjithshme dhe i urova fitoren Keir Starmer”,- tha Sunak, duke marrë përgjegjësinë për rezultatet.
“Populli britanik ka dhënë një verdikt të kthjellët sonte. Ka shumë për të mësuar dhe reflektuar”,- tha ai.
Me më shumë se 500 nga 650 vende të deklaruara, laburistët parashikohen të formojnë qeverinë e ardhshme, me një shumicë prej 166. (Irma)