Kryeministri izraelit (Foto Atsh)
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka autorizuar dërgimin e një ekipi negociatorësh për bisedime mbi një marrëveshje armëpushimi në këmbim të pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza.
Ende nuk dihet se do të zhvillohet raundi tjetër i bisedimeve. Negociatat e ndërmjetësuara nga SHBA-ja, Egjipti dhe Katari janë zhvilluar më parë në Kajro ose Doha, shkruan “ATSH”.
Bisedimet kohët e fundit kanë rënë në një ngërç për shkak të pikëpamjeve të ndryshme të Izraelit dhe Hamasit në lidhje me qëllimin e negociatave.
Hamasi bën thirrje për një fund të plotë të luftës së Gazës dhe një tërheqje izraelite nga zona e izoluar bregdetare.
Udhëheqësit izraelitë i kanë hedhur poshtë këto kushte dhe duan një armëpushim të përkohshëm që do të lehtësonte lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në këmbim të palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite.
Izraeli këmbëngul se qëllimi i tij i deklaruar prej kohësh për të shtypur Hamasin në Rripin e Gazës nuk ka ndryshuar. (Irma)