Ditën e shtunë, Presidenti i Taxhikistanit Emomali Rahmon përcolli në aereoport dhe i dha përshëndetjet e fundit Presidentit të Kinës Xi Jinping, pas përfundimit të vizitës së tij shtetërore në Taxhikistan.
Vizita shërbeu për ngritjen e lidhjeve të partneritetit gjithëpërfshirës strategjik bashkëpunues mes dy vendeve në epokën e re.
Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Taxhikistanit, Kryetari i Bashkisë së Dushanbe, Rustam Emomali, si dhe Ministri i Jashtëm, Sirojiddin Muhriddin, gjithashtu i dhanë përshëndetjet e fundit Xi-ut në aeroport.
Dushanbe, kryeqyteti i Tajikistan-it/CFP
Xi vuri në dukje se takimi historik mes dy krerëve të shteteve gjatë vizitës së tij, do të udhëheqë zhvillimin e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik të bashkëpunimit Kinë-Taxhikistan në epokën e re për një kohë të gjatë në të ardhmen, duke shtuar se do të dëshironte të punonte me Presidentin Rahmon, për të vazhduar nxitjen e një të ardhme më të ndritshme për marrëdhëniet Kinë-Taxhikistan.(Xu Guang)