Flamujt kinezë dhe taxhikistanasë përgjatë rrugës në Dushanbe, kryeqytet të Taxhikistanit / foto nga CFP
Në prag të vizitës së tij shtetërore në Taxhikistan, presidenti kinez Xi Jinping publikoi të premten një artikull me titull "Përpjekjet e përbashkëta për të ardhmen e bukur të marrëdhënieve Kinë-Taxhikistan", në gazetën taxhikistanase "Narodnaya" dhe agjencinë kombëtare të lajmeve "Khovar".
Në artikullin e tij, Xi tha se Kina dhe Taxhikistani lidhen me male e lumenj dhe Rruga e lashtë e Mëndafshit ka dëshmuar miqësinë mbi dymijëvjeçare ndërmjet dy popujve.
Gjatë 32 vjetëve pas vendosjes së lidhjeve diplomatike ndërmjet Kinës dhe Taxhikistanit, marrëdhëniet midis dy vendeve kanë kaluar sprovat e ndryshimeve ndërkombëtare dhe kanë ruajtur prirjen e shëndetshme e të qëndrueshme të zhvillimit.
Të dyja palët shpallën ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta dhe kanë krijuar një rrugë të suksesshme zhvillimi të marrëdhënieve të fqinjësisë, në bazë të trajtimit të sinqertë e besimit të ndërsjellë, të bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta, të shkëmbimeve miqësore e mësimit nga njëri-tjetri dhe të ndihmës së ndërsjellë gjatë vështirësive.
Aktualisht, Kina dhe Taxhikistani ndodhen në fazën kyçe të zhvillimit kombëtar. "Shpresoj se gjatë vizitës sime, do të diskutoj me presidentin
Emomali Rahmon për bashkëpunimin midis dy vendeve dhe për t'i ngritur bashkërisht marrëdhëniet kino-taxhikistanase në një nivel të ri," shkruhet në artikullin e Xi Jinping-ut.
Në të ardhmen, të dyja vendet do të ruajnë kontaktet e nivelit të lartë politik për një kurs të qëndrueshëm të marrëdhënieve kino-taxhikistanase, do të zgjerojnë bashkëpunimin pragmatik për hedhjen e një bazë më të fortë për marrëdhëniet midis dy vendeve, do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë për formimin e mbrojtësve të sigurisë për zhvillimin e të dy vendeve, do të nxitin shkëmbimet njerëzore për të forcuar më tej miqësinë ndërmjet dy popujve dhe do të shtojnë solidaritetin e bashkërendimin për të krijuar një mjedis të mirë ndërkombëtar për zhvillimin paqësor, theksohet në artikull. (Wang Lei/ Artan)