Xi: Bashkëpunimi midis Kinës dhe Taxhikistanit nxit zhvillimin e përbashkët
2024-07-05 22:42:22

foto nga CMG

foto nga CMG

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij taxhikistanas Emomali Rahmon zhvilluan bisedime në sferë të vogël në kryeqytetin e Taxhikistanit Dushanbe të premten. 

Xi vuri në dukje se marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve karakterizohen nga rrënjët e thella historike, themelet e forta politike, përmbajtja e pasur e bashkëpunimit dhe mbështetja e gjerë popullore. 

Me përpjekje të përbashkëta, besimi i ndërsjellë politik midis Kinës dhe Taxhikistanit ka vazhduar të thellohet, tha ai, duke shtuar se bashkëpunimi në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" ka dhënë rezultate të frytshme dhe një varg projektesh madhore kanë bërë përparim, çka ka nxitur efektivisht zhvillimin e përbashkët të të dy vendeve.

Xi vuri në dukje se Kina dhe Taxhikistani kanë vendosur vitin e kaluar të ndërtojnë një bashkësi me një të ardhme të përbashkët me miqësi të përhershme, solidaritet dhe përfitime të ndërsjella.

"Sot ne do të njoftojmë ngritjen e lidhjeve në një partneritet të gjithanshëm strategjik në epokën e re dhe do të bëjmë plane e rregullime të reja për bashkëpunimin me dobi të ndërsjellë ndërmjet të dy vendeve në fusha të ndryshme," bëri të ditur ai.(Artan)