< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Dushanbe, zhvillohet aktiviteti i shkëmbimeve kulturore Kinë-Taxhikistan
2024-07-05 22:59:49

Në kuadrin e vizitës shtetërore të presidentit të Kinës Xi Jinping në Taxhikistan, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) zhvilloi në kryeqytetin e këtij vendi, Dushanbe, aktivitetin e shkëmbimeve kulturore Kinë-Taxhikistan, duke nisur raportimin e përbashkët të mediave kineze e taxhikistanase, me titull: “Shikojmë bashkërisht Kinën”.

Pak kohë më parë, një sërë programesh cilësore të CMG-së u transmetuan në Taxhikistan, duke hapur një dritare të shkëmbimeve njerëzore për publikun taxhikistanas. CMG-ja do të ftojë edhe gazetarë të medieve kryesore të këtij vendi për vizitë në krahinat e ndryshme të Kinës, për të shtuar njohjen reciproke,  shkëmbimet dhe mirëkuptimin e ndërsjellë midis dy popujve.

Në këtë aktivitet pedagogë e studentë nga Instituti Kombëtar i Muzikës i Taxhikistanit interpretuan me veglën tradicionale kineze guzheng dhe veglat muzikore popullore taxhikistanase pjesët klasike taxhikistanase "Miqësia" dhe "Simfonia e Rrugës së Mëndafshit", duke uruar për miqësinë e gjatë midis dy vendeve. Guzheng-u i përdorur gjatë interpretimit u dhurua nga znj. Peng Liyuan, bashkëshortja e presidentit Xi Jinping, gjatë vizitës së saj në këtë institut në vitin 2014. Me muzikën e bukur të interpretuar me guzheng, pedagogët e studentët e pranishëm shprehën falënderime për znj. Peng dhe dërguan urime.


Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree