Foto nga Xinhua
Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dhe Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan zhvilluan një takim të enjten në Astana të Kazakistanit.
Xi tha se marrëdhëniet mes Kinës dhe Turqisë kanë ruajtur një zhvillim të qëndrueshëm. Si dy vende në zhvillim dhe anëtare të Jugut Global, palët kanë një konsensus të gjerë në lidhje me zhvillimin dhe rivitalizimin. Ndërkohë ruajnë parimet e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Të dyja palët mbështesin njëra-tjetrën në garantimin e interesave thelbësore, forcojnë vazhdimisht besimin e ndërsjelltë politik, promovojnë bashkëpunimin me përfitime reciproke me nivel të lartë dhe nxisin zhvillimin e marrëdhënieve strategjike të bashkëpunimit midis Kinës dhe Turqisë, tha ai.
Kina mbështet Turqinë në ndjekjen e një rruge zhvillimi që i përshtatet kushteve të saj kombëtare dhe inkurajon të dyja palët të zgjerojnë tregtinë, tha presidenti kinez.
Sipas kryetarit Xi, Kina gjithashtu mbështet sipërmarrjet kineze në rritjen e investimeve në Turqi, avancon vazhdimisht bashkëpunimin në projektet e infrastrukturës dhe inkurajon më shumë qytetarë kinezë të udhëtojnë në Turqi.
Foto nga Xinhua
Ai tha se Kina dhe Turqia kanë shumë pikëpamje të përbashkëta ose të ngjashme për çështje, si konflikti palestinezo-izraelit dhe kriza e Ukrainës, dhe duhet të mbajnë komunikim të ngushtë.
Xi theksoi që Kina është e gatshme të forcojë koordinimin dhe bashkëpunimin me Turqinë brenda kornizave shumëpalëshe, si OKB dhe G20.
Foto nga VCG
Erdogan tha që Turqia zbaton në mënyrë të vendosur parimin e një Kine dhe respekton sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kinës.
Ai u shpreh që Turqia mirëpret më shumë ndërmarrje kineze të bëjnë investime në Turqi. Mirëpret më shumë turistë kinezë të vizitojnë Turqinë. Gjithashtu shpreson të forcojë më tej integrimin e nismës “Një brez, një rrugë” me strategjinë e zhvillimit të Turqisë, duke zgjeruar bashkëpunimin në ekonomi, tregti, infrastrukturë, energji të pastër dhe sektorë të tjerë.
Presidenti turk shprehu falenderime për kontributet e rëndësishme të Kinës në paqen botërore, si qëndrimi i barabartë dhe i drejtë mbi çështjen e Palestinës. Ai shpreson që të forcohet komunikimi dhe bashkëpunimi shumëpalësh me Kinën. (Jiang Lei)