“Një rrugë për bashkëpërfitime”, vol.2--Kinë: Përplotësohet sistemi i gjelbër në ndryshimin e modelit të zhvillimit
2024-07-05 12:02:24

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ky është kantieri i energjisë së re për rregullimin ekologjik të tokës me rërë, i cili ndodhet në Horqin të qytetit Chifeng, pranë rajonit autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës Veriore. Me mbi 80 mijë shtylla fotovoltaike, kjo bazë dëshmon ndryshimin e gjelbër të Kinës në modelin e zhvillimit.

Pas ndërtimit tremujor, ky projekt po i afrohet fazës finale që janë instalimet e skelave. Sipas planit, fuqia totale e gjeneratorëve të instaluar në këtë bazë do të jetë afro 1.3 milionë kv dhe do të rregullojë 50 mijë akra toka me rërë.

Lv Yadong, drejtori i menaxhimit energjetik i Grupit Beijing Energy në Chifeng, u shpreh: “Investimet totale për projektin e grupit tonë prej 110 megavatësh, janë 580 milionë. Ndërtimi filloi në muajin mars dhe planifikohet të vihet në përdorim në korrik.”

Shtyllat fotovoltaike shërbejnë për vendosjen e tabelave fotovoltaike. Pas ndërtimit, do të formohen mbi 400 matrikse fotovoltaike. Këto tabela mund të pakësojnë efektivisht humbjen e ujit nga toka. Poshtë tyre mund të kultivohen bimët anti-erë dhe mund të rriten kafshët si lopët dhe delet.

Yan Xueyou, zv/drejtori i kontesë Keshiketeng u shpreh: “Brenda pesë viteve planifikojmë të krijojmë 4.9 milionë akra tokë të rërëzuar në kontenë tonë. Në 2024, do të rregullojmë 680 mijë akra dhe në periudhën 2025-2028 do të rregullojmë mesatarisht 1.06 milionë akra në vit.”

Falë teknologjisë fotovoltaike, modeli 'energji e re + bujqësi e re' po përhapet me shpejtësi në krahinat e thata në Kinën Veriperëndimore. Me integrimin e sektorit fotovoltaik dhe bujqësisë së begatë, mund të rregullohet toka me rërë dhe të përmirësohet mjedisi ekologjik, duke sjellë zhvillimin e ekonomisë vendore dhe shtimin e të ardhurave të fermerëve lokalë. Kjo përshtatet me strategjinë shtetërore për zhvillimin e gjelbër.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidentja e FMN-së, Kristalina Georgieva u shpreh : “Kina i ka marrë shumë seriozisht detyrimet e saj për avancimin e teknologjinë në disa fusha si panelet diellore, energjia e ripërtëritshme në përgjithësi, automjetet elektrike. Kina tashmë është një lider.”

Në Zhejiang të Kinës Lindore, një kompani teknologjike e trajtimit të produkteve elektronike të përdorura, është e ngarkuar me grumbullimin e produkteve të përdorura elektronike. Kamionët vijnë nga krahina të ndryshme dhe mbushin zonën e parkingut. Ky është projekti i parë i Kinës për pakësimin e karbonit. Deri tani, kjo kompani ka bërë tregti për pakësimin e 10 mijë tonëve karbon.

Kryemenaxheri i kompanisë Shengtang, Qiang Yi u shpreh: “Për herë të parë u krye pakësimi i 10 mijë tonëve karbon. Caktuam edhe çmimin. Tashmë ne jemi një pikë pilot. Më vonë kërkesat do të jenë gjithnjë e më të mëdha. Me zbatimin e politikës “të vjetra për të reja”, do të ketë një rritje të madhe në zëvëndësimin e pajisjeve elektronike shtëpiake, ndaj duhet të kemi një furnizim të mjaftueshëm. Ky është një përfitim i qëndrueshëm.”

Përfshirja e produkteve elektronike të përdorura në planin e pakësimit të emetimit të karbonit, është një arritje sistemore e Kinës në zhvillimin e gjelbër. Kompanitë marrin burime të ripërtëritshme në këtë proces, duke përfituar pakësimin e vëllimit të karbonit. Më pas, kompanitë e prodhimit elektronik blejnë këtë vëllim, për të balancuar emetimin e karbonit gjatë procesit të prodhimit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Erik Solheim, dikur zv/sekretar i përgjithshëm i OKB-së u shpreh: “Tashmë Kina ka kaluar në një model krejtësisht të ri ekonomik, të bazuar në zhvillimin e rinovueshëm dhe të gjelbër. Dhe kjo natyrisht nuk është e dobishme vetëm për mjedisin, por edhe për ekonominë kineze.”

Kryetari i Nderit i Shoqatës The ChinaRo, Vicentiu Gheorghe, u shpreh : “Kina synon të arrijë neutralitetin e karbonit deri në vitin 2060, falë vendosjes së standardeve të emetimit, përmirësimit të mekanizmave të çmimit të karbonit dhe marrjes së masave për reduktimin e ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës.”

“Nga 2012 deri në 2021, vëllimi i tregtisë së gjelbër të Kinës u rrit me 146.3%. Kina vazhdon të nxisë rritjen ekonomike globale, duke thelluar bashkëpunimin në infrastrukturën e gjelbër, energji dhe transport, si edhe duke stimuluar dialogun mbi industrinë fotovoltaike dhe teknologjitë me karbon të ulët,” u shpreh Gheorghe.

Nikhil Seth, asistent i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Drejtor Ekzekutiv i UNITAR, u shpreh: “Zhvillimi i vazhdueshëm është shumë më tepër se një çështje thjesht mjedisore. Përparimi që po bëhet, premtimet mbi neutralitetin e karbonit, dy datat kyçe të viteve 2030 dhe 2060; të gjitha këto janë sinjale që në nivelet më të larta të politikës, ka një vendosmëri për ndryshim në shumë aspekte, të cilat lidhen me realizimin e objektivave të zhvillimit të vazhdueshëm." (Jiang Lei)