Shkencëtarët kinezë raportojnë përparim në kërkimin e metaleve të rralla në stacionin hapësinor
2024-07-05 12:48:33

Foto nga VCG

Shkencëtarët kinezë kanë bërë së fundi një sërë zbulimesh shkencore në lidhje me lidhjet zjarrduruese me performancë të lartë, që rezultojnë nga eksperimentet e kryera në stacionin hapësinor orbital të Kinës, njoftoi Qendra e Teknologjisë dhe Inxhinierisë e Akademisë Kineze për Përdorimin e Hapësirës, shkruan “Xinhua”.

Hulumtimi i tyre, i udhëhequr nga një ekip nga Universiteti Politeknik Veriperëndimor i Kinës (NPU), është një hap i rëndësishëm përpara në studimin teorik të shkencës së materialeve hapësinore.

Lidhjet zjarrduruese me performancë të lartë janë materiale metalike të rralla me pikë shkrirjeje që tejkalon 2000 gradë celsius.

Që nga prilli i vitit 2021, më shumë se 10 lloje të mostrave të aliazhit zjarrdurues me performancë të lartë të përgatitur nga ekipi hulumtues i janë nënshtruar gjashtë raundeve të eksperimenteve në orbitë në kabinetin e eksperimenteve pa kontejnerë të stacionit hapësinor.

Eksperimentet kryesore janë kryer në këto kushte mikrograviteti, duke përfshirë eksperimente që lidhen me ngritjen elektrostatike, ngurtësimin, ngrohjen dhe shkrirjen dhe përcaktimin e vetive termofizike të lidhjeve zjarrduruese.

“Përmes analizës së mostrave të kthyera, përcaktuam vetitë kryesore të lidhjeve zjarrduruese në temperatura ultra të larta dhe rezultatet përfshijnë një sërë zbulimesh të reja me vlerë të rëndësishme shkencore”,- deklaroi Wang Haipeng, një anëtar i ekipit hulumtues dhe profesor në NPU. (Irma)