Transmetohet në Taxhikistan sezoni i tretë i programit “Citimet klasike të parapëlqyera të Xi Jinping-ut”
2024-07-05 23:03:18

Në kuadër të vizitës shtetërore të presidentit të Kinës Xi Jinping në Taxhikistan, u zhvillua të premten në Dushanbe ceremonia e nisjes së transmetimit të sezonit të tretë të programit të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) “Citimet klasike të parapëlqyera të Xi Jinping-ut” në gjuhën taxhike. 

Programi fokusohet në tema si begatia e përbashkët, mbrojtja ekologjike, trashëgimia kulturore e shumëllojshmëria e qytetërimeve, duke zgjedhur librat e lashtë kinezë dhe shprehjet klasike të cituara në fjalimet, artikujt dhe bisedat e rëndësishme të Xi Jinping-ut, për t'u treguar shikuesve tiparet e epokës së re dhe vlerat globale që mbart kultura tradicionale kineze. 

Programi pasqyron mençurinë e dalluar politike dhe grumbullimin e përvojës së thellë historike e kulturore nga presidenti Xi dhe hap një dritare për popullin taxhikistantas për njohjen e ideve për qeverisjen të liderit kinez.

Në fjalimin e tij të mbajtur në këtë ceremoni, drejtori i CMG-së Shen Haixiong tha: “Besoj se sezoni i tretë i këtij programi do t'u lejojë shikuesve taxhikistanas të kuptojnë rrënjët kulturore të qeverisjes së presidentit Xi dhe të shohin burimet e mençurisë së zhvillimit të Kinës në epokën e re. CMG-ja është e gatshme që të përpiqet bashkë me miqtë e qarqeve të ndryshme të Taxhikistanit, për të dhënë kontribut për nxitjen e formimit të bashkësisë me fate të përbashkëta Kinë-Taxhikistan, me miqësi brez pas brezi, bashkjetesë në të gjitha rrethanat dhe përfitime e leverdi reciproke." (Wang Lei/ Artan)