Foto nga Xinhua
Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping mbërriti të enjten në mbrëmje në Dushanbe, në Republikën e Taxhikistanit, për një vizitë shtetërore.
Presidenti taxhik Emomali Rahmon zhvilloi një ceremoni madhështore në aeroport për homologun e tij kinez. Mbi 1500 të rinj taxhikë të veshur me kostume kombëtare, performuan këngë dhe valle kineze dhe taxhike, duke shfaqur një pritje të ngrohtë.
Foto nga Xinhua
Në fjalimin e mbërritjes në kryeqytetin taxhik, Xi tha se ai pret të zhvillojë bisedime me presidentin Rahmon gjatë vizitës së tij.
Ai deklaroi se palët do të hartojnë plane të reja për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Taxhikistan në gjendjen e re. Gjithashtu do të bëjnë shkëmbime të thella mendimesh mbi situatën aktuale ndërkombëtare dhe rajonale.
Xi u shpreh se do të nxisë bashkëpunimin e gjithanshëm Kinë-Taxhikistan drejt një niveli më të lartë.
Foto nga Xinhua
Vizita e kryetarit Xi shënon një gur të rëndësishëm në marrëdhëniet 32-vjeçare diplomatike mes dy vendeve. (Jiang Lei)