Astronautët e Shenzhou-18 të Kinës, përfundojnë ecjen e dytë në hapësirë
2024-07-04 11:45:05

Foto nga CMG

Astronautët e Shenzhou-18 në bordin e stacionit hapësinor të Kinës, përfunduan ecjen e tyre të dytë hapësinore të mërkurën në orën 22:51 (ora e Pekinit), sipas Agjencisë Hapësinore të Drejtuar të Kinës.

Foto nga CMG

Ye Guangfu, Li Cong dhe Li Guangsu punuan për rreth 6.5 orë për të përfunduar detyra të shumta, ndërkohë Li Guangsu qëndroi brenda stacionit hapësinor. Ky shënon aktivitetin e 16-të të astronautëve kinezë jashtë makinerisë, gjatë fazës së aplikimit dhe zhvillimit të Stacionit Hapësinor të Kinës.

Foto nga CMG

Liu Ming, ndihmës hulumtues në Akademinë e Teknologjisë Hapësinore të Kinës, i tha në një intervistë se "qëllimi i aktiviteteve jashtë makinerisë, është të përmirësojë funksionimin afatgjatë, të sigurt dhe të qëndrueshëm të stacionit hapësinor, duke instaluar pajisjet e mbrojtjes jashtë mjetit, kryesisht kabllo dhe tubacione."