Foto nga Xinhua
Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping, theksoi të mërkurën që Kina dhe Rusia duhet të ruajnë vazhdimisht vlerën unike të raporteve dypalëshe, si edhe të eksplorojnë forca të brendshme nxitëse për bashkëpunim reciprok.
Xi i bëri deklaratat gjatë takimit me presidentin rus Vlaimir Putin, në kuadër të pjesëmarrjes në takimin e 24-të të Këshillit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Astana, Kazakistan.
Duke kujtuar vizitën shtetërore të Putinit në Kinë në maj, për festimet e 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Rusisë, Xi vuri në dukje se ata kishin bërë plane të rëndësishme për zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Ai tha se përballë luhatjeve dhe ndryshimeve të situatës ndërkombëtare, të dy vendet duhet të vazhdojnë të mbështesin aspiratën origjinale të miqësisë së qëndrueshme dhe të këmbëngulin në favor të përfitimit të popujve.
Xi u shpreh gjithashtu që dy vendet duhet të përpiqen të garantojnë të drejtat dhe interesat e ligjshme dhe të sigurojnë normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Foto nga Xinhua
Presidenti kinez shtoi se ai pret me padurim diskutime të thella me Putinin dhe krerët e tjerë të shteteve mbi bashkëpunimin e SCO-së, për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të organizatës, si edhe për të ndërtuar një komunitet më të ngushtë të me një të ardhme të përbashkët.
Putin tha se marrëdhëniet Rusi-Kinë janë në nivelin më të lartë historik dhe karakterizohen nga respekti reciprok, barazia dhe përfitimi i ndërsjellë.
Ai tha se marrëdhëniet i shërbejnë mirëqenies së dy popujve, janë të paangazhuara dhe nuk janë të drejtuara kundër asnjë pale të tretë.
Putin shtoi që Rusia mbështet Kinën në garantimin e interesave të saj thelbësore dhe të drejtave të ligjshme, kundërshton ndërhyrjet e forcave të jashtme në çështjet e brendshme të Kinës dhe ato të lidhura me Detin e Kinës Jugore.
Duke vënë në dukje se Kina është gati të marrë presidencën e rradhës të SCO-së, Putin tha se Rusia do të mbështesë plotësisht punën e Kinës. Së bashku me vendet e tjera anëtare, Rusia do të rrisë vazhdimisht ndikimin ndërkombëtar të organizatës, do të ruajë paqen dhe sigurinë rajonale dhe do të shtyjë sistemin ndërkombëtar drejt një drejtimi më të drejtë dhe më të arsyeshëm.
Foto nga VCG
Si kryetar aktual i rradhës i BRICS, Rusia gjithashtu pret me padurim forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit me Kinën në kuadër të bashkëpunimit BRICS, tha Putin.
Palët shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi çështjet ndërkombëtare dhe rajonale me shqetësime të përbashkëta. Xi tha se Kina qëndron gjithmonë në anën e duhur të historisë, këmbëngul në nxitjen e paqes dhe negociatave, është e gatshme të vazhdojë të bëjë përpjekje pozitive për të zgjidhur politikisht çështjet të nxehta rajonale, si kriza e Ukrainës. (Jiang Lei)