Nevoja e ndërtimit të politikave të sakta të zhvillimit të turizmit
2024-07-04 11:16:40

Tur Operatorët vlerësojnë shtimin e flukseve turistike në vend dhe jehonën që vazhdon të bëhet në mediat e huaja për Shqipërinë. Besnik Vathi thotë për mediat se vendi ynë po tërheq interesin e turistëve të huaj si një destinacion i pëlqyer për të gjitha aspektet e turizmit, jo thjesht për turizmin e plazheve në sezonin veror, por edhe për turizmin historik, për turizmin malor, turizmin e monumenteve.

Besnik-Vathi- (Revista Monitor) jpg

Besnik-Vathi- (Revista Monitor) 

“Unë pavarësisht se jam skeptik, jam skeptik me shifrat apo raportin ndërmjet turistëve të huaj në totalin e vizitorëve të huaj. Shqipëria ka patur në ato shifra që raportohen, kuptohet se edhe brenda këtyre shifrave, rritja nga viti në vit edhe e këtij 3 mujori të parë në raport me 3 mujorin e parë të vitit të kaluar ka rritje. Është e vërtetë që Shqipëria gjithnjë e më shumë ka diferencë në tregun e huaj. Është ajo që thatë ju, tashmë Shqipëria është pjesë e tregut turistik ndërkombëtar dhe tërheq interesin e turistëve të huaj si një destinacion i pëlqyer për të gjitha aspektet e turizmit, jo thjesht për turizmin e plazheve në sezonin veror, por edhe për turizmin historik, për turizmin malor, turizmin e monumenteve, dhe jo thjesht këtë vit por vazhdimisht Shqipëria ka përbërë me potencialet që ka, me resurset që ka, ka përbërë një larmishmëri në produktin turistik shqiptar. “- u shpreh Vathi.

Tashmë Shqipëria ka çfarë ofron për turistët. Oferta e pasur tërheq gjjithnjë e më shumë vizitorët.

“Ofertë të pasur e cila njihet tashmë në tregun e huaj, edhe mundësitë për tu vizituar Shqipëria i ka shumë më të mëdha edhe me hapjet e fundit të aeroportit të Tiranës, zgjerimin dhe ardhjen e kompanive, low cost, ka bërë që Shqipëria të jetë një konkurrente dinjitoze me të gjithë larmishmërinë e turizmit shqiptar. Ajo që duhet të theksohet është që ne, nëse ne i shohim mediat ndërkombëtare e vërteta është kjo që edhe mediat tashmë e kanë rritur prezencën e Shqipërisë në to, nuk duhet të jemi shumë optimist me mendimin që mediat po i bëjnë jehonë, pasi mediat këtë punë kanë.”

turizmi (business magazine albania)jpg

turizmi (business magazine albania)

Mundësitë e promovimit vazhdimisht në të gjitha format sipas tur operatorëve janë mjaft pozitive dhe e domosdoshme.

“Nëse e reklamojnë Greqinë 10 herë dhe i vjen edhe Shqipërisë 2 apo 3 herë nuk do të thotë se bota apo mediat po rrotullohet rreth Shqipërisë. Duhet të jemi të qartë që promovimi i Shqipërisë nuk bëhet thjesht me media falas, promovimi i Shqipërisë nuk bëhet as me rrjetet e netvvorkut, me rrjetet sociale falas, promovimi i Shqipërisë që të ketë një turizëm të gjithanshëm në të gjithë larmishmërinë duhet bërë nga qeveria shqiptare, ministria e turizmit, duke marrë pjesë edhe nëpër panaire, duke promovuar dhe duke thirrur edhe gazetarë të huaj të cilët të mund të shkruajnë për destinacionet, me qëllim që në Shqipëri jo thjesht të vijnë njerëzit dhe të mos dinë se ku të shkojnë, por të jenë të informuar, të jenë të interesuar për të parë atë që Shqipëria ofron dhe do të ofrojë.

Sa i takon shifrave,Vathi thotë për Abc News se duhet një database i saktë nga qeveria për të patur një orientim të plotë.

“ Problemi i shifrave sinqerisht nga viti në vit bëhet akoma më i vështirë sepse nëse ne i referohemi shifrave të atyre që hyjnë 10 milionëshit p.sh të vitit të kaluar dhe nëse në Shqipëri nga ky 10 milionë, 5 milionë kanë qenë transit që nuk kanë fjetur asnjë natë, apo nëse 5 milionëshin që ngelet, nja 2 apo 3 milionë do jenë shqiptarë të cilët kanë pasaportë të huaj dhe vijnë në Shqipëri dhe flenë jo në njësitë akomoduese por në shtëpitë e tyre, atëherë shifrat në qëndrimet në hotele janë të vështira të kalkuluara pa dashur një shifër reale të turistëve të ardhur, pasi do fillojmë dhe do shqetësohemi edhe për të ardhurat për turistë por do shqetësohemi edhe për netët e qëndrimit.

turizmi (ekonomia online)jpg

turizmi (ekonomia online)

Një database është e rëndësishme për të ditur tendencat dhe për të hartuar më pas politikat e duhura.

“Këtu është me rëndësi jo thjesht për ta ditur për kuriozitet por është e domosdoshme që të ndërtosh politika të sakta, zhvillimi në turizëm, të kesh informacionin e saktë të plotë edhe me net qëndrimi edhe me të ardhurat për turistë edhe nga vijnë turistët se mos të ndodhë p.sh që në vitin 2023 ne raportojmë 630 mijë të ardhur nga mali i zi. A janë realisht 630 mijë turistë më shumë se sa nga Gjermania, më shumë se sa nga Anglia. Pra baraza pothuajse me të çfarë kanë ardhur nga Italia? Pra nuk janë turistë, duhet saktësuar cilët janë.

Mbi 10.1 milionë turistë të huaj që vizituan Shqipërinë vjet, kanë shpenzuar në vend 1.3 miliardë euro më shumë se vitin 2022, kohë kur ekonomia regjistroi 2.8 miliardë euro nga turizm.