Aleatët e NATO-s, asnjë plan shumëvjeçar të ndihmës për Ukrainën
2024-07-04 15:28:05

Stoltenberg dhe Zelenski (Foto ATSH)

Stoltenberg dhe Zelenski (Foto ATSH)

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk ka arritur t’i detyrojë aleatët të angazhohen për një premtim financiar shumëvjeçar për të mbështetur Ukrainën, sipas burimeve, shkruan “ATSH”.

Përpara një samiti të liderëve të NATO-s në Uashington, aleatët do të angazhoheshin vetëm për të mbështetur Ukrainën me 40 miliardë euro brenda vitit të ardhshëm, sipas delegacioneve në aleancë.

Aleatët gjithashtu nuk ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje për ndarjen e kostove financiare të mbështetjes për Ukrainën, me anëtarët e NATO-s që deklaruan në mënyrë të paqartë se produkti i brendshëm bruto (PBB) i ekonomisë së një vendi duhej të luante një rol.

Në një takim të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në qershor, Stoltenberg u bëri thirrje aleatëve të binin dakord për një plan – për të ruajtur në afat të gjatë nivelin e tyre aktual të mbështetjes për Ukrainën, të cilin ai e vendosi në 40 miliardë euro në vit.

Barra do të ndahej sipas PBB-së së vendeve të NATO-s, me 50% të kontributit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (Elona)