Foto nga CFP
Sesioni i 78-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së miratoi unanimisht të hënën, një rezolutën= të propozuar nga Kina dhe të bashkë-sponsorizuar nga mbi 140 vende, për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në ndërtimin e kapaciteteve të inteligjencës artificiale (AI).
Sipas një sondazhi global në internet të kryer nga CGTN, shumica e të anketuarve flasin mirë për përpjekjet e Kinës për të promovuar bashkëpunimin global të AI. 89.72% e tyre vlerësojnë qëndrimin e Kinës, se zhvillimi i AI duhet t'u përmbahet "parimeve të të qenit i përqendruar te njeriu", duke promovuar inteligjencën e dobishme në përfitim të njerëzimit.
Sot, teknologjia AI përdoret në çdo aspekt të jetës së përditshme. 63.98% e përdoruesve thonë se kanë përdorur produkte të AI. 65.16% besojnë se produktet e AI sjellin më shumë komoditet në jetë. 60.43% besojnë se produktet e AI përmirësojnë efikasitetin e prodhimit dhe krijojnë pasuri më të madhe sociale.
Në të njëjtën kohë, çështjet etike dhe rregullatore të teknologjisë së AI, janë gjithashtu sfida me të cilat përballen të gjitha vendet. 93.11% e të anketuarve u shprehën se siguria e AI, është po aq e rëndësishme sa zhvillimi i saj. Mbikëqyrja duhet të forcohet në të gjitha aspektet e menaxhimit, kërkimit dhe zhvillimit, furnizimit dhe përdorimit.
Në sondazh, 80.33% e të anketuarve shqetësohen se shumica e vendeve, veçanërisht ato në zhvillim, ende nuk kanë akses real, përdorim dhe përfitim nga AI. Ndarja dixhitale globale vazhdon të zgjerohet. 87.41% e vizitorëve parashikojnë forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në ndërtimin e kapaciteteve të AI, zhvillimin dhe përdorimin e teknologjisë së AI në mënyrë të barabartë, dhe ndarjen e njohurive dhe arritjeve të AI. 90.09% e tyre thonë se vendet e zhvilluara dhe vendet me avantazhe teknologjike, duhet të ofrojnë më shumë mbështetje teknike dhe financiare për vendet në zhvillim.
Përveç kësaj, Kina inkurajon bashkëpunimin ndërkombëtar dhe veprimet praktike për të ndihmuar vendet, veçanërisht vendet në zhvillim, të forcojnë ndërtimin e tyre të AI, të rrisin përfaqësimin dhe zërin e tyre në qeverisjen globale të AI, për të arritur një zhvillim gjithëpërfshirës, të dobishëm dhe të qëndrueshëm të inteligjencës artificiale. 89.4% e vizitorëve globalë pajtohen plotësisht me propozimin e Kinës.
Ky sondazh, i publikuar nga CGTN në anglisht, spanjisht, frëngjisht, arabisht dhe rusisht, mori përgjigje nga 9481 persona brenda 24 orëve.