Xi Jinping i dërgon një mesazh urimi Kryetarit të Këshillit të Europës
2024-07-04 14:59:35

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më 4 korrik, Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping i dërgoi një mesazh urimi António Luís Santos da Costas për zgjedhjen e tij si Kryetar i Këshillit të Europës.

Në mesazhin e tij, Xi vuri në dukje se Kina gjithmonë e ka konsideruar Europën si një pol të rëndësishëm në situatën multipolare. Ajo i kushton rëndësi të madhe rolit të rëndësishëm të Bashkimit Europian në çështjet ndërkombëtare dhe përpiqet për zhvillimin e partneritetit strategjik gjithëpërfshirës Kinë-BE. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-BE. Jam i gatshëm të punoj bashkë me zotin president për të nxitur partneritetin, për të thelluar komunikimin strategjik, për të rritur mirëkuptimin reciprok dhe besimin e ndërsjellë politik, për të arritur konsensus të gjerë, për të zgjeruar shkëmbimet dhe bashkëpunimet në fusha të ndryshme, për të arritur një zhvillim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-BE dhe për të dhënë kontribut të ri për paqen dhe zhvillimin në botë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në të njëjtën ditë, edhe kryeministri kinez Li Qiang dërgoi mesazhin e urimit për Costa. (Jiang Lei)