Në kuadër të pjesëmarrjes së Kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping në Takimin e 24-të të Këshillit të Kryetarëve Shtetërorë të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, si edhe vizitës së tij shtetërore në Kazakistan, më 2 korrik u zhvillua në Astana ceremonia e fillimit të transmetimit të sezonit të tretë të programit të CMG-së “Citimet të parapërqyera të Xi Jinpingut” (në gjuhën kazake). Presidenti kazak Tokayev shprehu urimet për transmetimin e programit.
Programi fokusohet në tema si begatia e përbashkët, mbrojtja ekologjike, trashëgimia kulturore dhe shumëllojshmëria e qytetërimeve, ndaj janë zgjedhur librat e lashtë kinezë dhe fjalitë klasike të cituara në fjalimet, artikujt dhe bisedat e rëndësishme të kryetarit Xi, për t'u treguar shikuesve themelin kulturor të modernizimit të stilit kinez.
Drejtori i CMG-së Shen Haixiong u shpreh, “Besoj se sezoni i tretë i këtij programi, do t'u lejojë shikuesve kazakë të kuptojnë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit dhe përse Kina është e angazhuar pa përgjigje për të nxitur paqen dhe zhvillimin për të gjithë njerëzimin. CMG është e gatshme të ecë përkrah me miqtë kazakë dhe të kontribuojë me fuqinë mediatike, për të nxitur ndërtimin e një komuniteti Kinë-Kazakistan me fate të përbashkëta me miqësi brez pas brezi, besim të lartë reciprok dhe fate të ndërlidhura.
Ministrja e Kulturës dhe Informacionit e Kazakistanit, Aida Balaeva, u shpreh, “Kazakistani dhe Kina janë të dyja qytetërime të lashta në Rrugën e Mëndafshit. Të dy vendet kanë një histori të gjatë shkëmbimesh dhe miqësie të thellë. Vitet e fundit, CMG ka dhënë kontribut të ndjeshëm në nxitjen e bashkëpunimit mediatik dhe shkëmbimeve kulturore mes Kazakistanit dhe Kinës. Ministria e Kulturës dhe Informacionit e Kazakistanit, do të mbështesë dhe nxisë thellimin e bashkëpunimit mediatik dhe shkëmbimeve kulturore mes dy vendeve, madje pret me padurim të vazhdojë bashkëpunimin e sinqertë me CMG, për t'i treguar botës lulëzimin e miqësisë Kazakistan-Kinë.“
Zv/ministri i Turizmit dhe Sportit, Yerzhan Malikovich Yerkinbayev, u shpreh, “Kina është një nga partnerët prioritarë të Kazakistanit në bashkëpunimin turistik. 2024 është “Viti turistik i Kazakistanit” në Kinë. Shpresojmë që transmetimi i programit, të shtojë njohjen dhe besimin reciprok mes dy vendeve, të nxitë shtimin e shkëmbimeve dhe të konsolidojë bazën miqësore mes dy vendeve“.