Presidentët e Kinës dhe Kazakistanit marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së rrugës kyçe të transportit
2024-07-03 19:12:53

foto: VCG

foto: VCG

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij kazakistanas Kassym-Jomart Tokayev morën pjesë gjithashtu  të mërkurën bashkërisht nëpërmjet lidhjes me video në ceremoninë e hapjes së Rrugës së Transportit të Shpejtë Kinë-Evropë të Trans-Kaspikut.

Kjo është hera e parë që një automjet kinez mbërrin në një port në bregdetin e Kaspikut me transport të drejtpërdrejtë rrugor. Linja e trenave të mallrave Kinë-Evropë, që niset nga Kina dhe përshkon detin Kaspik, ka funksionuar pa probleme për dy vjet. Të gjitha këto simbolizojnë përfundimin zyrtar të një modeli të ndërlidhjes shumëdimensionale që integron transportin rrugor, hekurudhor, ajror dhe tubacionet e naftës e të gazit.(Xu Guang)