Astana, zhvillohet aktiviteti i shkëmbimeve kulturore Kinë-Kazakistan
2024-07-03 15:24:17


Të martën, në kuadër të pjesëmarrjes së kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping në takimin e 24-t të Këshillit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, si edhe vizitës së tij shtetërore në Kazakistan, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në Astana zhvilloi aktivitetin e shkëmbimeve kulturore Kinë-Kazakistan “Shkrimi i kapitullit të ri të lidhjes prej maleve dhe lumenjve”.


Presidenti i Kazakistanit Tokayev dërgoi një letër ku shpreh urime për suksesin e këtij aktiviteti dhe përshëndetje për pjesëmarrësit në të.


Afro 100 përfaqësues nga qarqet politike, ekonomike, mediatike e studimore morën pjesë në këtë aktivitet, duke dëshmuar bashkëpunimin praktik në sektorët përkatës, si dhe fillimin e transmetimit të dokumentarit të bashkëprodhuar nga të dy vendet, me titull “Ëndrra e përbashkët”.


Në letrën e urimit, Tokayev u shpreh që shkëmbimet njerëzore janë nyja që lidh popujt e të dy vendeve. "Në prag të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, ne hapëm zyrtarisht Qendrën Kulturore Kazakistan-Kinë, e cila çeli një rrugë të re për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Kazakistanit dhe Kinës. Në të njëjtën kohë, ne po nxisim bashkëpunimin në fushat e arsimit, shkencës e turizmit. Besojmë se ngjarja e sotme do të nxisë më tej zhvillimin e qëndrueshëm e afatgjatë të marrëdhënieve dypalëshe mes Kazakistanit dhe Kinës," vuri në dukje ai.


Drejtori i CMG-së Shen Haixiong u shpreh në fjalimin e rastit se, si një media e re kryesore e klasit të parë ndërkombëtar, CMG-ja është përpjekur gjithmonë për shtimin e shkëmbimeve njerëzore mes Kinës e Kazakistanit dhe ka bërë shumë herë njoftime mbi njohjen e ndërsjellë mes dy muzikantëve të famshëm të të dy vendeve, Xian Xinghai dhe Baykadamov, të cilët kanë krijuar një miqësi vëllezërore që i kapërcen kufijtë. “Besojmë që fillimi i transmetimit të dokumentarit të bashkëprodhuar nga Kina dhe Kazakistani ‘Ëndrra e përbashkët’ dhe bashkëpunimi në shumë sektorë do të shtojnë më tej njohjen e ndërsjellë dhe dashurinë mes dy popujve dhe do të nxisin ndërtimin e përbashkët të komunitetit me fate të përbashkëta të njerëzimit,” theskoi drejtori i CMG-së.


Ministrja e Kulturës dhe Informacionit e Kazakistanit, Aida Balaeva u shpreh në fjalimin e saj që popujt e Kazakistanit dhe Kinës kanë një histori shkëmbimesh miqësore mijëravjeçare dhe të dy vendet janë të lidhura ngushtë nga Rruga e lashtë e Mëndafshit. Vitet e fundit, bashkëpunimi midis mediave të Kazakistanit dhe CMG-së është bërë një pikë e ndritshme në shkëmbimet njerëzore mes dy vendeve dhe ka luajtur një rol pozitiv në nxitjen e marrëdhënieve miqësore midis Kazakistanit dhe Kinës. Ministria e Kulturës dhe Informacionit e Kazakistanit shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me CMG-në në përhapjen e historisë së gjatë dhe kulturës e zakoneve të të dy vendeve, duke treguar së bashku historinë e miqësisë kazakistano-kineze dhe duke nxitur një rritje të re të shkëmbimeve njerëzore.


Në këtë aktivitet, filloi edhe transmetimi i dokumentarit  “Ëndrra e përbashkët”, të bashkëprodhuar nga CMG-ja dhe Ministria e Turizmit dhe Sportit e Kazakistanit. Në këtë dokumentar tregohen bashkëpunimi Kinë-Kazakistan në fushat e kulturës, artit, ekologjisë e ekonomisë, si edhe historia e zhvillimit mbi bazën e bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella e fate të përbashkëta në epokën e re dhe miqësia prekëse brez pas brezit. Kjo është hera e pare që CMG-ja dhe Kazakistani bëjnë një bashkëprodhim në sektorët përkatës dhe në përmasat më të mëdha.

Instituti Kërkimor pranë CMG-së dhe Universiteti Euroaziatik i Kazakistanit arritën një marrëveshje mbi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe shkëmbyen memorandume bashkëpunimi. Të dy palët do të nxisin novacionin dhe kërkimin e zhvillimin në fushën e teknologjisë mediatike, do të zhvillojnë seminare akademike e shkëmbime në rang institutesh të studimit të politikave etj., dhe do të bashkojnë forcat akademike për të forcuar shkëmbimet, mësimin reciprok dhe bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella. Universiteti Euroaziatik i Kazakistanit u krijua në vitin 1996 dhe është universiteti më i madh gjithëpërfshirës i brezit të ri në Kazakistan.


Projekti "Makina e Drejtpërdrejtë Ekonomike Kinë-Kazakistan" nisi në të njëjtën ditë. Si arritja e parë praktike e bashkëpunimit pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes CMG-së dhe Qendrës Ndërkombëtare Financiare të Astanasë, projekti synon të nxisë shkëmbimet e bashkëpunimin e thellë mes dy vendeve në fushën ekonomike dhe procesin e integrimit ekonomik rajonal. Stacioni i përgjithshëm i CMG-së në Azi-Evropë dhe kompania kombëtare e turizmit e Kazakistanit arritën gjithashtu një marrëveshje mbi forcimin e bashkëpunimit në fushat e shkëmbimit të informacionit mediatik, trajnimit të punonjësve dhe prodhimit e transmetimit të programeve turistike e kulturore, dhe shkëmbyen memorandume bashkëpunimi.

Në këtë aktivitet ishte e ftuar edhe e bija e Baykadamov-it, e cila rrëfeu histori të miqësisë mes dy familjeve e dy brezave me të bijën e Xian Xinghai-t, duke treguar miqësinë e thellë me mbështetje të ndërsjellë mes dy vendeve që është trashëguar brez pas brezi.