Kremlini: Jemi të hapur për çdo lloj dialogu për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës
2024-07-03 14:56:03

 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov (Foto ATSH)

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov (Foto ATSH)

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia është e hapur për çdo lloj dialogu lidhur me zgjidhjen e çështjes së Ukrainës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në një deklaratë për gazetarët në Moskë lidhur me pyetjen nëse Rusia është e gatshme të zhvillojë negociata me Ukrainën përmes ndërmjetësuesve, Peskov tha se oresidenti i Rusisë disa herë ka thënë se është i hapur për çdo lloj komunikimi dhe dialogu për arritjen e objektivave të përcaktuara, citon “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sa i përket grumbullimit të ushtarëve ukrainas në kufi me Bjellorusinë, Peskov tha: “Sigurisht që kjo situatë është burim shqetësimi jo vetëm për Minskun zyrtar, por edhe për Rusinë”. (Elona)