Foto nga Xinhua
Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping mbërriti të martën në Astana të Kazakistanit.
Presidenti kinez Xi Jinping mbajti një fjalim në aeroport, në emër të qeverisë dhe popullit kinez, ku shprehu përshëndetje dhe urime të përzemërta për popullin mik kazakistanas.
Xi tha se miqësia midis Kinës dhe Kazakistanit ka një histori të gjatë. Gjatë 23 vjetëve pas vendosjes së lidhjeve diplomatike, marrëdhëniet kino-kazakistanase janë zhvilluar në marrëdhënie të partneritetit të gjithanshëm e të përhershëm strategjik, duke u bërë një shembull i marrëdhënieve me përfitime të përbashkëta ndërmjet vendeve fqinje.
"Para 11 vjetëve, unë shpalla për herë të parë nismën 'Një brez, një rrugë' në Kazakistan, dhe sot ndërtimi i përbashkët i 'Një brez, një rrugë' nga Kina dhe Kazakistani ka arritur rezultate frutdhënëse. Unë pres të shkëmbej mendime me presidentin Kassym-Jomart Tokayev për marrëdhëniet Kinë-Kazakistan dhe probleme të tjera ndërkombëtare e rajonale me interes të përbashkët, si edhe për të hartuar planin e ri të zhvillimit të marrëdhënieve të përhershme të partneritetit të gjithanshëm e të përhershëm strategjik midis dy vendeve. Unë mirëpres gjithashtu pjesëmarrjen në Samitin e Astanës të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait për të promovuar zhvillimin e mëtejshëm të këtij mekanizmi shumëpalësh," tha Xi Jinping-u.
Xi Jinping-u u largua nga Pekini të martën në mëngjes për të marrë pjesë në Takimin e 24-t të Këshillit të Kryetarëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait që zhvillohet në Astana. Krahas kësaj, me ftesa nga presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev dhe presidenti i Taxhikistanit Emomali Rahmon, Xi do të bëjë vizita shtetërore në këto dy vende.